Actus for Vjosa: Nga Shqipëria në Greqi, homazh artistik për lumin e fundit të egër në Evropë
“ACTUS, për Vjosën”, shfaqja e mrekullueshme koreografike, si homazh për bukurinë e egër të lumit Vjosa performoi premierën e saj në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, Shqipëri.
Shfaqja, e cila përcolli emocione të forta në zemrën dhe mendjen e audiencës shqiptare – vijoi rrugëtimin e saj në një tur frymëzues duke performuar edhe deri në Janinë, Greqi si homazh edhe për pjesën e lumit Aoos në Greqi, pjesë e rrjedhës së Vjosës.
E krijuar nga koreografi i mirënjohur me famë botërore, Gentian Doda, kolona muzikore nga kompozitori Çezar Aliaj “ACTUS, për Vjosën” bashkoi në një performancë të jashtëzakonshme artistike 10 balerinë ndërkombëtarë, të frymëzuar për të personifikuar me performancën e tyre shpirtin e egër dhe rrjedhën natyrale të Vjosës – mrekulli e paprekur të Europës.
Kjo vepër artistike është produksion i “was bleibt kollektiv | Gentian Doda’ – e komisionuar nga Fondacioni Heinrich Böll, zyra Tiranë dhe mbështetur nga Riverwatch, EuroNatur, Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, EcoAlbania dhe Ambasada Gjermane në Shqipëri.