Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNjoftime për shtyp

Arritje shumë e rëndësishme në punën për Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa me dorëzimin e studimit të fizibilitetit nga ekipi i ekspertëve  

Tashmë, me paraqitjen pranë Qeverisë Shqiptare të vizionit, strategjisë dhe studimit të fizibilitetit nga ekipi i ekspertëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë, që punojnë për krijimin e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa, është hedhur një hap shumë i rëndësishëm drejt mbrojtjes së Lumit Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës. 

CategoriesENGONA- Rrjeti i OSHC-ve mjedisore në Shqipëri Njoftime për shtyp

Platforma ENGONA prezantohet në TiboNews

Platforma e organizatave ENGONA u prezantua së fundmi nga Drejtori i EcoAlbania, Olsi Nika në Tibo News. Në intervistën e tij, Nika thekson rëndësinë që ka platforma ENGONA në rritjen e bashkëpunimit mes organizatave mjedisore, veçanërisht për ato lokale të cilat janë tashmë pjesë të platformës apo do të bëhen pjesë në të ardhmen. Ndiqni […]

CategoriesNjoftime për shtyp

EcoAlbania kërkon të punësojë Koordinator projekti – Tiranë

Qendra për Mbrojtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri (EcoAlbania) është një organizatë mjedisore jo-qeveritare. EcoAlbania punon për të përforcuar bashkëjetesën miqësore mes njeriut dhe natyrës në Shqipëri dhe qëllimet kryesore të saj janë:mbrojtja e ekosistemeve natyrore dhe ndërveprimeve ekologjike përmes mbrojtjes së kafshëve të egra dhe habitateve të tyre me besimin se përdorimi i burimeve natyrore të […]

CategoriesNjoftime për shtyp

Actus for Vjosa: Nga Shqipëria në Greqi, homazh artistik për lumin e fundit të egër në Evropë

“ACTUS, për Vjosën”, shfaqja e mrekullueshme koreografike, si homazh për bukurinë e egër të lumit Vjosa performoi premierën e saj në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, Shqipëri.
Shfaqja, e cila përcolli emocione të forta në zemrën dhe mendjen e audiencës shqiptare – vijoi rrugëtimin e saj në një tur frymëzues duke performuar edhe deri në Janinë, Greqi si homazh edhe për pjesën e lumit Aoos në Greqi, pjesë e rrjedhës së Vjosës.
E krijuar nga koreografi i mirënjohur me famë botërore, Gentian Doda, kolona muzikore nga kompozitori Çezar Aliaj “ACTUS, për Vjosën” bashkoi në një performancë të jashtëzakonshme artistike 10 balerinë ndërkombëtarë, të frymëzuar për të personifikuar me performancën e tyre shpirtin e egër dhe rrjedhën natyrale të Vjosës – mrekulli e paprekur të Europës.
Kjo vepër artistike është produksion i “was bleibt kollektiv | Gentian Doda’ –  e komisionuar nga Fondacioni Heinrich Böll, zyra  Tiranë dhe mbështetur nga Riverwatch, EuroNatur, Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, EcoAlbania dhe Ambasada Gjermane në Shqipëri.

CategoriesNjoftime për shtyp

Vjosa i bën bashkë të gjithë – Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese, Tregëtisë dhe Mjedisit dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit vizitë në luginën e Vjosës

Tepelenë, 14 tetor 2022. Sot u zhvillua një vizitë e Komisionit Parlmentar të Vemprimtarive Prodhuese, Tregtise dhe Mjedisit në luginen e Vjosës për të diskutuar mbi vizionin e mbrojtjes së Vjosës. Takimi i organizuar në Tepelenë nga Prezenca e OSCE në Tirane ka bere bashkë Deputetët e Kuvendit, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, pushtetin Lokal, […]