Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNjoftime për shtyp

Qeveria i injoron të gjithë – firmos kontratën për ndërtimin e HEC-it të Poçemit

Njoftim për shtyp nga Ecoalbania Tiranë, më 01.11.2016. Ministria e Energjisë ka publikuar njoftimin për nënshkrimin e kontratës me kompaninë turke “Kovlu Energji” duke i dhënë të drejtën për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit. Ky vendim shkon në kundërshtim me kërkesat e banorëve të luginës së Vjosës, organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, Bashkimit Evropian dhe shumë […]

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Banorët e prekur nga ndërtimi i HEC-it të Poçemit kërkojnë dëgjesë publike

Pas mungesës së konsultimeve me publikun mbi ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit dhe neglizhencës nga ana e autoriteteve për të marrë në konsideratë kërkesat e tyre, banorët e fshatrave më të prekur nga ndërtimi i digës së Poçemit i kërkojnë qeverisë të mbajë dëgjesat publike në zonë. Sipas informacioneve që EcoAlbania ka mundur të sigurojë në rrugë zyrëtare rezulton se dëgjesa publike për hidrocentralin e Poçemit është mbajtur më 28 shkurt 2015 në qytetin e Fierit.

CategoriesNjoftime për shtyp

228 shkencëtarë nga 33 shtete të Botës në mbështetje të lumit të fundit të egër në Evropë

Me rastin e Ditës Botërore të Lumenjve (25 shtator), lumi i fundit i egër në Evropë – Lumi Vjosa – merr mbështetje nga shkencëtarë të shquar nga e gjithë bota. Në një memorandum të përbashkët, 228 shkencëtar nga 33 shtete të ndryshme të botës i kërkojnë Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të mbrojë Vjosën dhe të ndalojë ndërtimin e hidrocentraleve, të paktën në tre vitet e ardhshme. Gjatë kësaj periudhe kohore, duhet të kryhet një vlerësim i duhur i Ndikimit në Mjedis (VNM) në këtë lumë i cili ndodhet në një gjendje pothuajse tërësisht të paprekur.

CategoriesNjoftime për shtyp

Jo diga në Vjosë, Jo digës së Poçemit

14.07.2016, Poçem, Mallakastër. Banorët e luginës së Vjosës, kryesisht nga Kuta e Mallakastrës protestuan sot në rrugën nacionale Levan-Tepelenë pranë fshatit Poçem kundër ndërtimit të hidrocentralit të Poçemit në lumin e Vjosës. Kjo nuk është protesta e parë që ata organizojnë ku me mbështetjen e organizatave mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare e kanë kundërshtuar që nga […]

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Lumi Vjosa sërish në Parlamentin Evropian

Bruksel 29 Qershor 2016. Në kuadër të fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” EcoAlbania së bashku me RiverWatch dhe EuroNatur solli në vëmendjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian çështjen e ndërtimit të hidrocentraleve në lumin e fundit natyror në Evropë. Drejtuar nga Zv. Presidentja e PE, Ulrike Lunacek, me datë 29 Qershor 2016, […]

CategoriesNjoftime për shtyp

Shkencëtarët kritikojnë projektet e digave në Vjosë

++Shkencëtarët nga Shqipëria, Austria dhe Gjermania kërkojnë moratorium për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin e fundit të egër në Evropë dhe një periudhë 3 vjecare studimesh++ Tiranë,  8 Qershor 2016. Në datat 8 deri më 10 qershor, ekspertët ndërkombëtar nga Universiteti i Vjenës, Agjencisë Federale të Mjedisit në Austri, Instituti i Leibniz i Ekologjisë së […]

×