Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete Iniciativa

Edukim mjedisor me të rinjtë në Lëpushë

Lëpushë, Shkodër, Gusht 2017. Për herë të tretë këtë vit, EcoAlbania ishte pjesë e shkollës verore të mbajtur në Alpet e Shqipërisë, organizuar nga Balkans Peace Park Project. Gjatë pesë ditëve të shkollës verore në datat 14 deri më 18 gusht, EcoAlbania ishte në Lëpushë duke zhvilluar orë mësimore me fokus edukimin mjedisor me të rinjtë e zonës.

CategoriesAktivitete Iniciativa

Formalizohet Grupimi “Të mbrojmë lumenjtë”

Grupimi “Të mbrojmë Lumenjtë” edhe pse jo-formalisht ka filluar të operojë si i tillë që në 2015 duke koordinuar aksione të përbashkëta: lobimi, advokimi, reagimi qytetar etj përkundrejt bumit të madh të ndërtimeve të Hece-ve. Në dekadën e fundit nisur më tepër nga direktiva politike, sesa nga studime të mirëfillta shkencore, planifikimi i më shumë […]

CategoriesAktivitete Iniciativa

Edukimi Mjedisor në alpe 2016

Ekipi i EcoAlbania-s në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura të Qarkut Kukës iu bashkua edhe këtë vit projektit Balkans Peace Parks (B3P) për të zhvilluar aktivitete edukuese me fëmijët e luginës së Valbonës dhe të fshatit Lëpushë në alpet e Shqipërisë. Edukimi mjedisor me fëmijët tashmë është bërë një traditë e EcoAlbania-s, ku për të tretin vit radhazi,  ekipi i edukimit mjedisor ka zhvilluar aktivitete me fokus ndërgjegjësimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës.

CategoriesAktivitete Iniciativa

Takimi i Miqve të Vjosës

Miqtë e Vjosës u mblodhën sërish këtë muaj për të biseduar mbi problematikën e ndërtimit të HEC-eve në lumin e fundit të egër në Evropë. Në çdo takim bashkohen miq të rinj të cilët angazhohen të mbështesin nismën për mbrojtjen e lumit Vjosa. Këtij takimi iu bashkuan figura njohura të jetës artistike, politike, mediatike etj. […]

CategoriesNe Media Iniciativa

Njëra dorë nuk di se çfarë bën tjetra

Mbështetje për lëvizjen: PRO Nartës – JO Naftës Nga Prof. A. Miho* Nga shqetësimi i ngritur nga disa organizata mjedisore në vend jemi vënë në dijeni këto ditë për Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit që jep leje për një shesh pusi, të quajtur ‘Zvërneci Perëndimor -1’, dt. 22.07.2015; vendimi paraprihet nga Deklarata Mjedisore e […]

CategoriesAktivitete Iniciativa

Trofta e malit, krenaria e Valbonës

Alpet e Shqipërisë dhe banorët e tyre bujar na mirëpritën këtë verë në Valbonë. Ekipi i EcoAlbania-s iu bashkua projektit Balkans Peace Parks (B3P) për të zhvilluar aktivitete edukuese me fëmijët e luginës së Valbonës. Do të shkonim në Valbonë pikërisht për të vazhduar nismën për mbrojtjen e troftës së malit si një nga peshqit […]