Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesFushata “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” Ne Media Njoftime për shtyp

Presione në rritje kërcënojnë Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa – Kërkohet Veprim i Menjëhershëm

Deklaratë e përbashkët për shtyp nga EcoAlbania, Riverwatch dhe EuroNatur Tiranë, Vjenë, Radolfzell – 1 Korrik 2025 – Dy vite pas shpalljes së tij historike në mars 2023 si Parku i parë Kombëtar i Lumit të Egër në Evropë, lumi Vjosa po përballet vazhdimisht me presione nga industritë nxjerrëse, zgjerimi i infrastrukturës dhe zhvillimi i pakontrolluar, […]

CategoriesESPID4Vjosa Fushata “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”

Java Shkencore përgjatë lumit Vjosa: Një udhëtim kërkimor nga delta deri në burim

Lugina e Vjosës, 28 prill – 3 maj 2025. Edhe këtë vit shkencëtarët për Vjosën zhvilluan Javën Shkencore të Vjosës, një aktivitet ndërdisiplinor që përfshiu një itinerar të gjerë përgjatë gjithë gjatësisë së lumit, nga delta e lumit deri në rrjedhën e sipërme pranë kufirit me Greqinë. Ky aktivitet mblodhi pedagogë dhe studentë nga Fakulteti […]

CategoriesLajme Fushata “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”

Rezistenca për Shushicën vazhdon: Banorët ngrenë çadrën simbolike të rezistencës

Kuç, Shushicë – 5 prill 2025. Banorët e luginës së Shushicës vijuan këtë të shtunë protestën kundër projektit të Ujësjellësit të Himarës, i cili synon të marrë ujin nga burimi i Lëpushës – vend prej nga buron lumi i Shushicës. Përfaqësues nga 36 fshatra të luginës kërkuan ndalimin e menjëhershëm të punimeve dhe largimin e […]

CategoriesFushata “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” Lajme

Publikohet Raporti: Hartëzimi i Presioneve në Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa

Tiranë, 17.03.2025 – Organizata EcoAlbania ka publikuar sot Raportin e saj të fundit mbi “Hartëzimin e Presioneve në Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa“, një dokument i rëndësishëm që identifikon dhe analizon presionet kryesore që kërcënojnë integritetin ekologjik të lumit Vjosa dhe degëve të tij kryesore, përfshirë Drinon, Shushicën dhe Bënçën. Raporti analizon presionet […]

CategoriesFushata “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” Lajme

Takimi i hapur për projektin e Ujësjellësit të Himarës: Institucionet vendimarrëse refuzojnë ftesën e banorëve për diskutim

Tërbaç Vlorë, 28 shkurt 2025. Prej verës 2023 banorët e luginës së Shushicës vazhdojnë të pasigurt në lidhje me të ardhmen e lumit dhe jetës së tyre në luginë. Në vijim të përpjekjeve për t’u inforuar dhe dëgjuar zëri i tyre, dje ata thirrën në një takim të hapur të gjitha palët e interesuara të […]

CategoriesLajme Fushata “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”

Raporti i IUCN rekomandon: Të ndalohet devijimi i ujit të lumit Shushica dhe të përdoren burime alterantive

Tiranë, 29 Janar 2025. Ditën e hënë, Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) publikoi një raport vlerësimi mbi projektin e diskutueshëm të devijimit të ujit nga Lumi Shushica, një degë jetike e Lumit Vjosa brenda Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa (PKLE Vjosa). Me këtë projekt, qeveria shqiptare synon të devijojë ujin drejt […]

×