Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNjoftime për shtyp

Actus for Vjosa: Nga Shqipëria në Greqi, homazh artistik për lumin e fundit të egër në Evropë

“ACTUS, për Vjosën”, shfaqja e mrekullueshme koreografike, si homazh për bukurinë e egër të lumit Vjosa performoi premierën e saj në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, Shqipëri.
Shfaqja, e cila përcolli emocione të forta në zemrën dhe mendjen e audiencës shqiptare – vijoi rrugëtimin e saj në një tur frymëzues duke performuar edhe deri në Janinë, Greqi si homazh edhe për pjesën e lumit Aoos në Greqi, pjesë e rrjedhës së Vjosës.
E krijuar nga koreografi i mirënjohur me famë botërore, Gentian Doda, kolona muzikore nga kompozitori Çezar Aliaj “ACTUS, për Vjosën” bashkoi në një performancë të jashtëzakonshme artistike 10 balerinë ndërkombëtarë, të frymëzuar për të personifikuar me performancën e tyre shpirtin e egër dhe rrjedhën natyrale të Vjosës – mrekulli e paprekur të Europës.
Kjo vepër artistike është produksion i “was bleibt kollektiv | Gentian Doda’ –  e komisionuar nga Fondacioni Heinrich Böll, zyra  Tiranë dhe mbështetur nga Riverwatch, EuroNatur, Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, EcoAlbania dhe Ambasada Gjermane në Shqipëri.

CategoriesNjoftime për shtyp

Vjosa i bën bashkë të gjithë – Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese, Tregëtisë dhe Mjedisit dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit vizitë në luginën e Vjosës

Tepelenë, 14 tetor 2022. Sot u zhvillua një vizitë e Komisionit Parlmentar të Vemprimtarive Prodhuese, Tregtise dhe Mjedisit në luginen e Vjosës për të diskutuar mbi vizionin e mbrojtjes së Vjosës. Takimi i organizuar në Tepelenë nga Prezenca e OSCE në Tirane ka bere bashkë Deputetët e Kuvendit, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, pushtetin Lokal, […]

CategoriesESPID4Vjosa Njoftime për shtyp

Vend vakant pune: Ekspert i politikave dhe menaxhimit të ujit

Në kuadër të projektit “ESPID 4 Vjosa” (Përmirësimi dhe zhvillimi i lidhjes Shkencë-Vendimmarrje për Vjosën), EcoAlbania kërkon të punësojnë një ekspert të brendshëm full-time për temën e politikës dhe menaxhimit të ujit. *Mbi projektin ESPID4Vjosa (Përmirësimi dhe zhvillimi i lidhjes Shkencë-Vendimmarrje për Vjosën) Pellgu i lumit Vjosa ndodhet në jug të Shqipërisë. I konsideruar si […]

CategoriesNjoftime për shtyp

Qeveria shqiptare nënshkruan angazhimin për shpalljen e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër të Vjosës

Shqipëria ndëmerr një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së lumit Vjosa duke nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa.  Tiranë, 13 qershor 2022. Pas dhjetë vitesh aksioni të përkushtuar nga komunitetet lokale, aktivistët mjedisorë dhe shkencëtarët për të mbrojtur përgjithmonë lumin Vjosa dhe degët e tij, sot qeveria shqiptare ndërmori hapin […]

CategoriesNjoftime për shtyp

Koncerti Vjosa Forever në Tepelenë bën bashkë artsitët e mirënjohur për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar

Artistët e mirënjohur të skenës shqiptare mbajtën koncertin “Vjosa Forever” në Tepelenë në mbështetje të fushatës për shpalljen e lumit Vjosa dhe degët e tij Park Kombëtar. Mbështetës të shumtë të Vjosës mbushën sheshin “Lord Byron” në Tepelenë dhe u bënë pjesë e këtij koncerti madhështor ku ndoqën performancat e elektrizuese të artistëve: Eugent Bushpepa, Elina Duni, Shpat Deda, Eda Zari, Vlashent Sata, Asgje Sikur Dielli, Florjan Binaj, Linda Rukaj, Grupi Isopolifonik i Tepelenës dhe Dj Cool.

CategoriesNjoftime për shtyp

Dita Botërore e Ujit 2022 – Ujërat nëntokësore: Mëlçia e lumenjve tanë

22 mars 2022. Tema e Ditës Botërore të Ujit këtë vit është “të bëjmë të padukshmen të dukshme” duke i kushtuar vëmendje të veçantë rëndësisë së ujërave nëntokësore. Ujërat nëntokësore janë burimi më i rëndësishëm i ujërave të ëmbël, pasi toka ka 100 herë më shumë ujëra nëntokësor sesa ujërat sipërfaqësorë. Në fakt, aty buron shumica e ujit të pijshëm. Pa ujërat nëntokësor, lumenjtë do të thaheshin dhe do të përballeshin me një përkeqësim të cilësisë së ujit dhe të gjendjes së ekosistemit.