Intervistë @Radio Tirana: nismat e fundit për mbrojtjen e Vjosës

Gjatë intervistës. (c) G. Shijaku

Të ftuar në Radio Tirana, Olsi Nika dhe Besjana Guri flasin për nismat e fundit marrë nga EcoAlbania në fushatën për mbrojtjen e Vjosës.

Lumi Vjosa, një ndër pasuritë natyrore më me vlerë për Evropën është i rrezikuar tashmë nga ndërtimi i pakontrolluar i projekteve hidroenergjetike. Vizioni i organizatave mjedisore, banorëve dhe qeverisjes vendore për të ardhmen e lumit është shpallja e tij Park Kombëtar sipas standardeve Evropiane duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm.


Së fundmi kryetarët e bashkive Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Mallakastër dhe Selenicë i kanë dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Parlamentit Ilir Meta duke i kërkuar qeverisë qendrore: Të ri-konsiderojë projektet e HEC-eve përgjatë lumit të Vjosës dhe degëve të tij; të ndërmarrë nisma për pezullimin e kontratave konçesionare të lidhura për ndërtimin e HEC-eve përgjatë lumit të Vjosës dhe degëve të tij; të garantojë zbatimin e mekanizmave për pjesëmarrjen e komunitetit në vendim-marrje të cilat burojnë nga legjislacioni shqiptar në fuqi; të bashkëpunojë me Nj.Q.V-të e luginës së Vjosës dhe aktorë të tjerë, për të eksploruar strategji për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik për zonën duke konsideruar projekte zhvillimi që nuk cënojnë integritetin e lumit e që garantojnë mbrojtjen e trashëgimisë sonë natyrore; të kërkojë transparencë të plotë nga Qeveria greke për marrëveshjet ndërshtetërore mbi lumenjtë.


Për më shumë mund të dëgjoni intervistën e plotë më poshtë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *