Hapa përpara për Parkun Kombëtar të Parë Ndërkufitar të Lumit të Egër në Evropë
Deklaratë e përbashkët për shtyp nga organizatat MedINA, Pindos Perivallontiki, The Green Tank, EuroNatur, Riverwatch, EcoAlbania
28 nëntor 2023 – Një hap i rëndësishëm u hodh sot nga Ministria Greke e Mjedisit dhe Energjisë me përcaktimin e një pjese të pellgut ujëmbledhës të lumit ndërkufitar Aoos në Greqi si Formacion Natyror i Mbrojtur dhe Peizazh i Mbrojtur. Emërtimi mbulon zonën që më parë ishte e pambrojtur, nga kufiri i verior I Parkut Kombëtar të Pindos deri në kufirin greko-shqiptar.
Kjo është një arritje e madhe për aleancën ndërkombëtare ‘Save the Blue Heart of Europe’ dhe të gjithë aktivistët dhe shkencëtarët që kanë luftuar për dekada për të mbrojtur një nga lumenjtë e fundit të Evropës me rrjedhje të lirë. Pas përcaktimit të pjesës shqiptare të lumit Aoos (Vjosë) si Park Kombëtar në Mars 2023, përpjekjet e koordinuara dhe afatgjata të organizatave të shoqërisë civile MedINA, Pindos Perivallontiki, The Green Tank, EuroNatur, Riverwatch, EcoAlbania, IUCN Evropë Lindora dhe Azia Qendrore dhe shumë partnerë të tjerë nga Greqia dhe jashtë saj kontribuan për të siguruar që i gjithë pellgu i lumit Aoos tani të mbrohet institucionalisht nga autoritetet greke.
Përcaktimi i zonës si Formacion Natyror i Mbrojtur dhe Peizazh i Mbrojtur është hapi i parë. Hapi tjetër për të garantuar mbrojtjen institucionale është miratimi i një vendimi nga Ministri i Mjedisit dhe Energjisë, i cili do të përcaktojë rregulloret dhe kufizimet e detajuara të kontrollit të zhvillimit për zonën. Kjo lëvizje vepron si një mburojë për të mbrojtur rrjedhën e lirë në pjesët e lumenjve dhe degëve kryesore të pellgut të lumit Aoos dhe hedh themelet për ruajtjen dhe menaxhimin e integruar të pellgut të lumit, por nuk është e mjaftueshme për të siguruar mbrojtjen e plotë të tij.
Mbrojtja e plotë e Aoos do të garantohet duke përmirësuar statusin e mbrojtjes së zonës në një Park Kombëtar nëpërmjet zgjerimit të kufijve të Parkut Kombëtar të Pindos deri në kufirin greko-shqiptar. Kjo do të sigurojë që i gjithë pellgu i lumit bie nën të njëjtin regjim mbrojtjeje dhe më pas mund të bashkohet me Parkun Kombëtar fqinj të Vjosës për të krijuar Parkun e parë Kombëtar Ndërkufitar të Lumit të Egër në Evropë, Aoos/Vjosa.
Alexandra Pappa, Menaxhere e Programit për Ujërat e ëmbël në MedINA, tha: “Ajo që nevojitet tani është ky vendim i guximshëm i Ministrisë së Mjedisit për të përjashtuar disa zona nga ndërtimi i dhjetëra hidrocentraleve të vegjël, aktualisht të planifikuara në pellgun e lumit Aoos; në veçanti, nënpellgu i lumit Sarantaporos, i cili deri më tani nuk është mbuluar nga asnjë regjim mbrojtjeje. Tani e tutje, Greqia, së bashku me Shqipërinë, kanë një rol pionier për të luajtur në qasjen e re për mbrojtjen e ujërave të brendshme në mbarë botën, ku lumenjtë me rrjedhje të lirë janë në qendër të vëmendjes dhe jo vetëm pjesë e zonave të mbrojtura tokësore”.
Presidenti i Pindos Perivallontiki, Ioannis Vrazitoulis, nënvizoi: “Ky vendim i Ministrisë së Mjedisit është një zhvillim i parë thelbësor, një hap i parë i rëndësishëm për të mbrojtur pjesët e pambrojtura më parë të pellgut të lumit Aoos. Me qëndrimet e dokumentuara shkencore të Qendrës Kërkimore Ndërdisiplinore Metsovion të NTUA-së, Departamentit të Aplikacioneve dhe Teknologjisë Biologjike të Universitetit të Janinës dhe shkencëtarë të tjerë, por edhe me kontributin e lëvizjeve qytetare si ‘Mbroj Aoos-in’, të cilat kanë luftuar për shumë vite për mbrojtjen e lumit, shteti njeh identitetin e një ekosistemi dhe dinamikën e një peizazhi të lidhur me shtetin fqinj, Shqipërinë”.
“Vendimi për të përcaktuar Aoos si një formacion natyror i mbrojtur është një pjesë më shumë në enigmën e mbrojtjes së Aoos në territorin grek. Shteti ka përfituar nga propozimet e dokumentuara shkencërisht dhe ka dëgjuar komunitetet lokale, të cilët, të vetëdijshëm për vlerën ekologjike të lumit, e lidhin perspektivën e tyre të zhvillimit me ruajtjen e tij. Janë hedhur themelet për një regjim të fortë të unifikuar të mbrojtjes dhe një plan zhvillimi të qëndrueshëm për zonën më të gjerë, i cili duhet të jetë prioritet për lidershipin politik të Ministrisë së Mjedisit”, deklaroi Ioli Christopoulou, Drejtore e Politikave në Green Tank.
Annette Spangenberg, Shefe e Konservimit në EuroNatur, përmendi: “Ne e mirëpresim këtë lëvizje të qeverisë greke si një moment historik drejt mbrojtjes së plotë të Aoos dhe Vjosës. Tani, Greqia dhe Shqipëria duhet të përpiqen për bashkëpunim të ngushtë për të krijuar një Park Kombëtar ndërkufitar të Lumit të Egër për të siguruar plotësisht integritetin ekologjik të pellgut të përbashkët të lumit Aoos/Vjosa”.
Në mënyrë të ngjashme, Ulrich Eichelmann, themeluesi i Riverwatch, theksoi: “Ky vendim është një hap premtues. Megjithatë, qëllimi është të mbrohet i gjithë rrjeti i lumit Aoos me rrjedhje të lirë, duke përfshirë degët si Sarantaporos dhe përrenjtë e tyre më të vegjël si Park Kombëtar. Një park Kombëtar dypalësh i Lumit të Egër Aoos/Vjosa do të mbronte një sistem të tërë lumor. Kjo do të ishte unike jo vetëm për Evropën, por për të gjithë botën. Do të ishte gjithashtu një shembull i mrekullueshëm i ruajtjes transnacionale të natyrës në dobi të natyrës dhe njerëzve. Lumenjtë bashkojnë !”.
“Kjo përpjekje përkon me vendimin e fundit të qeverisë shqiptare për shpalljen e Vjosës dhe degëve të saj kryesore me rrjedhje të lirë Park Kombëtar në Shqipëri. Duke qenë se lumenjtë nuk njohin kufij, kjo është një shpresë e vërtetë për një menaxhim të përbashkët, afatgjatë dhe efektiv të Parkut të parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Së fundi, ne e mbështesim këtë vendim, pasi besojmë se mund të shërbejë si një hap për zhvillimin e qëndrueshëm për komunitetet lokale si në vendet tona ashtu edhe në rajon”, tha Olsi Nika, Drejtor i EcoAlbania.
Së fundi, Andrej Sovinc, Koordinator Ndërkombëtar i Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa, pohoi: “Mbrojtja e të gjithë sistemit të lumit kryesor dhe degëve të Aoos/Vjosës është një element kyç në ruajtjen e lumit të fundit të madh të paprekur në këtë pjesë të Evropës. Me krijimin e zonës së mbrojtur, Greqia ka hedhur hapin e parë drejt bashkimit me një numër në rritje të vendeve evropiane, përfshirë Shqipërinë, që e shohin ruajtjen e mjedisit natyror dhe lumenjve pa pengesa – si një përpjekje ruajtjeje dhe si një mundësi zhvillimi për popullsinë vendase në të dy anët e kufirit”.