Vija bregdetare e Shqipërisë shtrihet për 316 km nga Shkodra në Konispol dhe është një nga pasuritë më me vlere, si dhe shtëpi e mbi 13% e popullsisë së vendit. Zhvillimi ekonomik, gjeopolitik dhe turistik i zonës bregdetare ka rëndësi strategjike dhe kombëtare.
Gjithsesi, kjo zonë ka një sërë problematikash mjedisore. Ky studim identifikon 30 problematika mjedisore brënda 5 kategorive të cilat janë: ndotja nga mbetjet urbane; ndotja nga mbetjet detare dhe portet; erozioni bregdetar; shkatërrimi i biodiversitetit; sfidat e zhvillimit urban.
Ky studim hartëzon çështjet nëpërmjetë kërkimit shkencor dhe pjesmarrjen e 40 grupeve të interesit nga qarqet përkatëse të Lezhes, Durresit, Vlorës, në veri, Shqiperi e mesme dhe në jug, duke përfshirë përfaqësues të agjensive qeveritare si AKSHP, AKSH, NCA, NIPT, organizata të shoqërisë civile, ekspertë akademikë dhe aktivistë në nivel qarku.
Problematikat kryesore të identifikuara përgjatë këtyre 3 rajoneve përfshijnë mungesën e lanfilleve sanitare, avancimi i detiti drejt tokës për shkak të mungesës së bimësisë bregdetare, incidentet e derdhjes së naftës dhe problematika të tjera lidhur me ndotjen në porte dhe det, peshkimi i paligjshëm dhe konfiktet që lindin nga intensiteti i zhvillimit urban përgjatë bregdetit.
Në qarkun e Vlorës, zhvillimi dhe përhapja e zonave urbane paraqitet mes problematikave më të mëdha. Durrësi përmban 2 nga lumenjtë më të ndotur në vend, duke transportuar ujëra urban të kontaminuar, drejt bregdetit, dhe vuan nga aktiviteti potencial ndotës në Portin e Durrësit. Rritja me hapa të shpejtë, e popullsisë në qarkun e Lezhës, veçanërisht në deltën e lumit Drin dhe Mat, po ushtron presion në rritjen e ndikimit te njeriut mbi diversitetin e pasur të ekosistemeve të zonës.
Raporti gjithashtu thekson nevojën për një dialog institucional mes legjislativit, ekzekutivit dhe qeverisë lokale në Shqipëri, për të adresuar këto çështje. Një numër i konsiderueshëm i problematikave të identifikuara kërkon një funksionim më të mirë të sistemit ekzistues të monitorimit dhe kontrollit nga institucionet në nivel lokal dhe qëndror, për të adresuar ndotjen nga hidrokarburet, ndotjen në porte dhe derdhjen e ujrave të anijeve në porte.
Shumë nga çështjet kërkojnë investime, përmirësim të proceseve të konsultimit dhe rishikim të rrjetit kombëtar të zonave të mbrojtura përgjatë bregdetit. Problemet mjedisore të identifikuara në këtë studim duhet të shërbejnë si një nxitje për autoritetet si dhe për organizatat e shoqërisë civile dhe programet e ndihmës nga jashtë kufinjve, për të nxitur një debat më të gjërë teknik për zhvillimin e projekteve të bazuara në zgjidhjen dhe klasifikimin sipas rendesisë, në draft buxhetet vjetore dhe afatmesme.