Koncerti VJOSA FOREVER në Tepelenë
Artistët për Vjosën vijnë me koncertin ndërgjegjësues “VJOSA FOREVER”.
Në vazhdën e përpjekjeve për shpalljen e luginës së Vjosës Park Kombëtar, EcoAlbania në bashkëpunim me partnerët e saj, organizon koncertin ndërgjegjësues për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe degët e saj. Koncerti do të mbahet në Tepelënë, më 4 qershor 2022, ora 18:00 – 22:00.
Artistët që do të performojnë dhe do të japin mesazhe në mbështetje të fushatës Vjosa Park Kombëtar Tani, janë ndër më të mirët e skenës shqiptare si: Eugent Bushpepa, Elina Duni, Vlashent Sata, Eda Zari, Shpat Deda, Asgje Sikur Dielli, Florjan Binaj, Linda Rukaj, Grupi Isopolifonik i Tepelenës, DJ Cool.
Qëllimi i koncertit është t’i japë më shumë zë kauzës së Vjosës dhe të nxisë insitucionet të ndërmarrin hapa konkret për shpalljen e lumit Vjosa dhe degët e saj Park Kombëtar sipas standardeve Evropiane për të mirën e gjallesave dhe komuniteteve lokale.
HYRJA E LIRË!