Dita Ndërkombëtare e Aksionit për Lumenjtë: OJF-të evropiane mesazh të përbashkët për lumenjtë

Lumenjtë janë venat e Planetit tonë. Ato janë pjesë e rëndësishme e ciklit të ujit,  janë transportuesit e ushqyesve që fertilizojnë livadhet dhe transporti i sedimenteve që furnizon plazhet tona. Ofrojnë natyrë të virgjër për ata që kërkojnë aventura dhe u japin jetë komuniteteve që përshkojnë brigjet e tyre. Lumenjtë e lirë janë po aq të rëndësishëm për njerëzimin sa janë për florën dhe faunën që ato mbajnë.

Pavarësisht kesaj, ato janë ekosistemet më të rrezikuar në botë, duke rrezikuar të humbin gjallesat dhe habitatet më shpejt se cdo tjetër. Hidrocentralet janë shkaku kryesor i këtij dëmtimi. Vetëm lumenjtë e Evropës kanë më shumë se një million barriera që bllokojnë rrjedhën e tyre dhe jetën e gjallë.

Nevoja për të prodhuar energji të rinovueshme është më e madhe se kurrë, por avancimet në energjinë diellore dhe të eres bashkë me resaturimin e digave ekszistuese sjellin më shumë alterantiva të gjelberta se hidrocentralet e reja.

Nëse vazhdojmë të helmojmë dhe bllokojmë rrjedhat ujore të planetit tonë, do të shkaktojmë dëmtime të pariparueshme për sistemet që na japin jetë…

……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Ne duhet t’i shpëtojmë lumenjtë e Evropës!

……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Organizatat e mëposhtme japin këtë mesazh më 14 Mars 2017, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Aksionit për Lumenjtë.

  • AEMS-Ríos con Vida | Spanjë
  • Aqua Viva | Zvicër
  • EcoAlbania | Shqipëri
  • Free Rivers Italia | Itali
  • GEOTA – Rios Livres | Portugali
  • Leeway Collective | Slloveni
  • Save the River Conwy | Mbretëri e Bashkuar
  • SOS Salvem o Surf | Portugali
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *