Organizatat mjedisore në Shqipëri i janë bashkuar përpjekjeve për mbrojtjen e lumit të Vjosës nga kërcënimet që i kanosen nga zhvillimi i pakontrolluar i projekteve të HEC-eve. EcoAlbania në rolin e lehtësuesit të kësaj nisme ka dërguar pranë Kryeministrisë vullnetin e përbashkët të OJF-ve të shprehur përmes një deklarate zyrtare.
Ndër të tjera në këtë deklaratë thuhet: “Ne, OJF-të shqiptare të poshtëshënuara, kundërshtojmë fuqimisht projektet që cënojnë integritetin e lumit të Vjosës. Në vend të tyre, ne duam të mbrojmë trashëgiminë tonë natyrore.Vjosa nuk është vetëm një thesar natyror për Shqipërinë por edhe për të gjithë Evropën. Ky lumë është një thesar i trashëgimisë kulturore dhe socio-historike të rajonit“.
Për deklaratën e plotë ju lutemi klikoni