Aniol Serrasolses – Njeriu që i dha kuptim ekstremitetit në sportin e kajakut

Lindur e rritur në Spanjë, Aniol-i ka udhëtuar në gjithë botën në kërkim të lumenjve më të rrëmbyeshëm. E më në fund i ka gjetur dhe pohon se mund të voziten…por me pak stil.

Turi i lumenjve të Ballkanit

Aniol Serrasolses

Unë vij nga Spanja dhe jam rritur duke parë diga përgjatë gjithë vendit që në moshë të re. Shumica e këtyre digave të vjetra prodhojnë pak energji, nuk janë në gjendje të mirë dhe mund të jenë një rrezik i vërtetë për fshatrat pranë tyre.

Këto janë kohëra të vështira për lumenjtë kudo në botë. Pasi udhëtova përgjatë botës, me qëllimin për të vozitur lumenjtë, mund të them se e ardhmja që na pret është e frikshme. Çdo shtet në botë kërkon t’i shfrytëzojë lumenjtë në një mënyrë të paqëndrueshme, që nga vendet e pasura deri tek ato në zhvillim. Lakmia dhe ambicia e njerëzve s’ka reshtur kurrë së më habituri. Justifikimet janë gjithmonë të njëjtat : nevoja për energji. “Është energji e pastër” thonë ata. Ndikimi i këtyre digave, gjigande apo të vogla, është shumë i madh në ekosistem dhe tek njerëzit që jetojnë pranë lumenjve.

Ne kemi një burim të fuqishëm dhe të pashtershëm siç është dielli, kemi erën, rrymën e baticave dhe energjinë gjeo-termale. Si mund tu kthejmë shpinën këtyre resurseve natyrore (dhe vërtet të pastra) dhe të vazhdojmë të bëjmë të njëjtat gabime?! Unë jam rritur në një shtëpi ku energjia prodhohej nga panelet diellore, ku elektriciteti ishte shumë i vlefshëm dhe as pak prej tij nuk përdorej në mënyrë të papërgjegjshme. Drejtimi i duhur është të prodhohet më pak dhe të përdoret në një mënyrë më të zgjuar, dhe jo e kundërta. Kjo arrihet vetëm nëse fëmijët tanë marrin edukimin e duhur.

Çdo gjë në jetë ndodh për një arsye dhe unë besoj se fakti që nuk kemi lumenj të rrjedhshëm lidhet me faktin se nuk kemi më shi. Për shembull, Spanja dalëngadalë po kthehet në një shkretëtirë.

Ne po jetojmë në këtë planet sikur pasi të kenë mbaruar të gjitha burimet, do të mund të jetojmë në një planet tjetër, por kjo është çmenduri.

Digat e reja që janë planifikuar të ndërtohen në Slloveni, Kroaci, Bosnje, Mal të Zi, Serbi e Shqipëri do ishin një katastrofë e vërtetë për ekosistemin dhe njerëzit rreth tij. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë.

(c) E. Parker

Ju lutemi na ndihmoni t’i ndalojmë ata. Të vetëm ndoshta nuk jemi të fortë, por së bashku mund të bëjmë të mundur çdo gjë. Bashkohu dhe ti me turin! 6 shtete, 18 lumenj dhe 11 evente – arsye të mjaftueshme për tu përfshirë në këtë projekt të mrekullueshëm!!!

Turi i lumenjve të Ballkanit është një aktivitet i përbashkët i Leeway Collective, EuroNatur, Riverwatch, dhe WWF, i organizuar në kuadër të fushatës “ Të shpëtojmë Zemrën Blu të Evropës”. Pa marrë në konsideratë zonat e mbrojtura, speciet në zhdukje apo komunitetet lokale, janë planifikuar të ndërtohen rreth 2700 diga për hidrocentrale midis Sllovenisë dhe Shqipërisë. Me këtë fushatë, ne duam të ndalojmë tsunamin e ndërtimit të digave.

Zbulo më shumë këtu: http://www.balkanrivers.net/ dhe http://www.balkanriverstour.com/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *