Eksplorimi i Mënyrave për Mbrojtjen e Mjedisit në Shkollën 9-Vjeçare “Xhafzotaj”, Durrës

Ekipi i edukimit mjedisor vizitoi më 6 mars 2024, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Xhafzotaj” në Durrës për të zhvilluar një aktivitet i cili promovon ndërgjegjen mjedisore tek të rinjtë. Gjatë këtij aktiviteti, me anë të një reaksioni kimik u dëshmua krijimi i CO2 nga kombinimi i acidit acetic (uthull) me bikarbonatin e sodiumit (sodë buke). Ky aktivitet u krye me përpikmëri nga nxënësit dhe shërbeu si një mjet për të ofruar njohuri mbi nivelet e dioksidit të karbonit, ndikimin në ambientin tonë dhe rëndësinë e kujdesit të duhur ndaj burimeve natyrore.

Fokusi i eksperimentit ishte në përshkrimin e procesit kimik dhe përfshirjen e njohurive shkencore mbi rritjen e nivelit të dioksidit të karbonit. Përdorimi i shisheve plastike për kryerjen e eksperimentit shërbeu si një ndërgjegjësim për riciklimin si një zgjidhje për ruajtjen e mjedisit. Kjo ndihmoi nxënësit të kuptonin më mirë ndërveprimet komplekse në ambientin e tyre dhe rëndësinë e 4R (Ripërdor,Riciklo, Rinovo dhe Redukto) për të mbrojtur mjedisin.

Përmes pjesëmarrjes aktive, nxënësit u inkurajuan të zhvillojnë një kulturë të kujdesit ndaj mjedisit dhe u motivuan të ndërmarrin veprime konkrete në përditshmëri për të zvogëluar ndotjen dhe për të mbrojtur burimet natyrore.