Mjedisi kontribuon në mirëqenie shoqërore dhe rritje ekonomike, ndaj dhe shoqëritë e zhvilluara mundohen vazhdimisht ta ruajnë atë duke krijuar dhe zbatuar strategji afatgjata.
Shkaqet e ndotjes së mjedisit janë kryesisht aktivitetet tregtare, industrisë, transporti, ndërtimi dhe po kështu edhe veprimtaria bujqësore. Treguesit e ndotjes mund të vërehen lehtësisht nga të dhënat e biodiversitetit, ujit, tokës dhe ajrit.
Shoqëritë e zhvilluara kanë treguar se ndjekja e një strategjie të qëndrueshme mjedisore jep efekte pozitive në ruajtjen e mjedisit.
Te kjo strategji bën pjesë industrializimi i qëndrueshëm, përdorimi i transportit të gjelbër dhe me energji të përtëritshme, ripërdorimi dhe riciklimi i mbetjeve, ripërdorimi dhe trajtimi i ujërave të zeza, restaurimi ekologjik dhe ekoturizmi.
Strategjitë duhet t’i përshtaten gjendjes së sistemeve mjedisore. Për këtë nevojiten studime të përthelluara të cilat mund të ofrojnë një tablo të zgjeruar të problemeve, por dhe zgjidhjet.
Po kështu në strategjinë e përshtatshme nevojiten vlerësime dhe monitorime afatgjata për pyjet, klimën dhe ekosistemet në mënyrë që menaxhimi i tyre të jetë gjithmonë drejt përmirësimit.
Kliko këtu për të qasur infografikun e detajuar rreth kësaj çështje, ose këtu për t’u njohur me informacionin nëpërmjet videografikës.
Ky informacion është përpiluar në kuadër të projektit ENGONA (Enviromental NGO Network in Albania/Rrjetëzimi i Organizatave Mjedisore në Shqipëri).