Mes duartrokitjeve të qindra spektatorëve dhe protestuesve nga lugina e Vjosës, kryesisht nga zonat që preken direkt nga ndërtimi i hidrocentralit të Poçemit, kayakistë nga Shqipëria, Sllovenia, Greqia, Italia, Gjermania, Austria, Holanda dhe SHBA marshuan me kajakët e tyre në mes të kryeqytetit.
Një prej tyre ishte Rok Rozman – iniciator i Turit të Lumenjve dhe ish- atlet olimpik nga Sllovenia. Destinacioni i tyre ishte zyra e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për ti dorëzuar kryeministrit një Kajak të veçantë.
“I dashur Edi Rama – ndaloni përpjekjet e digave në Vjosë dhe krijoni një Park Kombëtar për lumin e fundit të egër të Evropës” – shkruhej në kajakun e nënshkruar nga më shumë se 1.000 njerëz.
Megjithatë as Edi Rama as përfaqësues të qeverisë nuk ishin të gatshëm për të marrë peticionin. Policia bllokoi komplet hyrjen. Rok Rozman vendosi kajakun para kordonit të policisë.
Artikullin e përgatitur nga Gazeta Tema mund ta gjeni këtu.