THIRRJE PËR TË RINJ – ANGAZHIM PART-TIME NË PROJEKT MJEDISOR

Je i ri/e, i/e motivuar dhe dëshiron të kontribuosh në mbrojtjen e natyrës? 
Bashkohu me ne në një angazhim part-time në kuadër të projektit tonë që synon identifikimin dhe dokumentimin e barrierave përgjatë lumit Vjosa.

Çfarë përfshin angazhimi?

  • Identifikimin e barrierave artificiale në terren
  • Mbledhjen e të dhënave bazë dhe dokumentim vizual
  • Angazhim në zona përgjatë Vjosës, si Tepelenë – Gjirokastër, Përmet, Mallakastër, Selenicë, Vlorë dhe zonat përreth

Kë po kërkojmë?

  • Të rinj që jetojnë në zonat përgjatë Vjosës
  • Të interesuar për mjedisin dhe natyrën
  • Disponueshmëri për angazhim part-time
  • Gatishmëri për punë në terren (përvoja është plus, por jo kusht)

Kjo është një mundësi për të fituar përvojë praktike, për të kontribuar në mbrojtjen e Vjosës dhe për të qenë pjesë e një projekti me ndikim real mjedisor.

Për të shprehur interesin, na kontaktoni në: [email protected]