Turi i lumenjve të Ballkanit, vetëm një muaj larg!

Nën sloganin “Të shpëtojmë lumenjtë e Ballkanit – Stop cunamit të digave” Turi i lumenjve të Ballkanit synon të rrisë ndërgjegjësimin në lidhje me bukurinë e lumenjve të Ballkanit dhe kërcënimet me të cilat ata përballen. Udhëhequr nga ish-atleti olimpik slloven dhe themelues i Leeway Collective, Rok Rozman, kayakistë nga e gjithë Evropa do të lundrojnë në 16 lumenjtë e 6 vendeve të Ballkanit, duke filluar me Sava në Slloveni më 16 prill dhe duke përfunduar në lumin Vjosa në Shqipëri më 20 maj.

Kanionet e Osumit. (c) Albanian Rafting Federation

Turi përmban shumë evente emocionuese në shumë lumenj të rrezikuar përgjatë rrugëtimit. (ju lutem përzgjidhni vetëm “Balkan Rivers Tour Events” të në djathtën e hartës interaktive dhe mos përzgjidhni asnjë shtresë tjetër). Finalja e madhe e turneut do të mbahet në lumin Vjosa në Shqipëri – në lumin e fundit të madh, të egër në Evropë pa përfshirë Rusinë. Finalja përfshin një aktivitet madhështor proteste në Vjosë (flotila) dhe dorëzimin e një “peticioni të veçantë” kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Tiranë më 20 maj.

EcoAlbania si pjesë e fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” është mbështetësja kryesore për aktivitetet që do të zhvillohen në lumenjtë e Shqipërisë si pjesë e këtij turi.

Turi i lumenjve të Ballkanit është një mundësi ku 35 ditë mund të njiheni me Ballkanin nga një këndvështrim ndryshme. Bashkojuni turit dhe ndihmoni në shpëtimin e kësaj trashëgime të mbresëlënëse të natyrës evropiane!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *