Takimi i hapur për projektin e Ujësjellësit të Himarës: Institucionet vendimarrëse refuzojnë ftesën e banorëve për diskutim

Tërbaç Vlorë, 28 shkurt 2025. Prej verës 2023 banorët e luginës së Shushicës vazhdojnë të pasigurt në lidhje me të ardhmen e lumit dhe jetës së tyre në luginë. Në vijim të përpjekjeve për t’u inforuar dhe dëgjuar zëri i tyre, dje ata thirrën në një takim të hapur të gjitha palët e interesuara të projektit, duke përfshirë: Bashkinë Himarë, Bashkia Selenicë, Agjenicinë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Fondin Shqiptar të Zhvillimit, Bankë Gjermane për Zhvillim (KFW) dhe Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim, ku përveç bashkisë Selenicë dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit si zbatues i projektit, asnjë nga palët e tjera nuk u paraqitën në takim. Ndërsa Fondi Shqiptar i Zhvillimit ishte prezent në takim, nuk u prononcua në lidhje me planet për vijimin e punimeve e as nuk iu përgjigj pyetjeve të banorëve.

Të pranishëm në takim ishin kryetarët e fshatrave të luginës së Shushicës dhe banorë e përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët vazhdojnë të rezitojnë kundër këtij projekti shkatërrues për luginën e tyre. “Kemi provuar të gjitha format demokratike për të thënë mendimin tonë mbi këtë projekt dhe ende vazhdojmë të jemi të hapur  për të diskutuar me vendimmarrësit mbi zgjidhjen e kësaj problematike kaq jetike për zonën tonë” that Astrit Balilaj, Kryetari i fshatit Kuç.  

Ky takim u thirr nga ne me qëllimin e realizimit të një dëgjese ku banorët të ishin ata që shprehin shqetësimin e tyre dhe të mund të merrnin përgjigje për to. Megjithatë ne kërkojmë me ngulm nga institucionet të informohemi dhe të degjohemi para se të vijohet më tej me këtë prokjekt”, shtoi ai.

Megjithatë, të mbështetur nga organizatat e shoqërisë civile banorët patën mundësinë të njihen me rezultatet e Raportit të Vlerësimit të publikuar nga IUCN në fund të muajit janar të këtij viti, i cili doli në përfundimin se projekti i Ujësjellësit të Himarës do të kishte ndikime të rënda mbi biodiversitetin e parkut kombëtar dhe nuk përmbush standardet e IUCN për parqet kombëtare.

 “Raporti i IUCN thekson se shmangia e plotë të projektit dhe përdorimin e burimeve alternative të ujit është zgjidhja e duhur për të siguruar mbrojtjen e biodiversitetit dhe integritetit të Parkut të Lumit të Egër të Vjosa, ndërsa qeveria shqiptare duket se ka vendosur të vijojë me ndërtimin e projektit duke synuar vetem minimizimin e impaktit, një vendim i cili nuk është i drejtë për natyrën duke pasur parasysh edhe efektin e ndryshimeve klimatike në burimet ujore”, tha Olsi Nika, nga organizata EcoAlbania.

Gjatë takimit EcoAlbania prezantoi për banorët rekomandimet e Raportit të IUCN (c) Moritz Berthold / EcoAlbania

Banorët u shprehën të vendosur për të vazhduar betejën e tyre si në rrugë ligjore apo edhe me protesta të tjera, deri sa zëri i tyre të dëgjohet. “Ne do të vijojmë me protestat për të ndaluar marrjen e ujit të Lëpushës dhe burimeve të Shushicës, pasi dëmet që do të sjelle në mjedis janë të mëdh si dhe tek banorët duke ndikuar jetesën dhe traditën e zonës. Gjithashtu shumë site arkeologjike që përbejnë identitein tonë kombëtar, janë buzë këtij lumi, të cilat pa ujë, do të braktisen dhe nuk do të jenë të frekuentuara. Tokat që duhen mjellë e bagëtitë që duhet të pijnë ujë do të preken direkt nga ky projekt. Nëse ky projekt do të finalizohet e gjithë kjo zonë do të shpopullohet komplet në mungesë të ujit”, tha Leonard Malaj, banor i fshatit Brataj.

Të dhënat e raportit të IUCN por edhe ato të shkencëtarëve të angazhuar për mbrojtjen e Vjosës tregojnë se Shushica është një habitat kritik për mbrojtje, çfarë e bën ruajtjen e saj një kusht të domosdoshëm. Prof. Aleko Miho nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe një prej shkencëtarëve kyç të angazhuar për Vjosën, i pranishëm në takim u shpreh:“Ne si grup shkencëtarësh kemi evidentuar vlerat e Vjosës dhe degëve të saj duke kontrunuar në shpalljen e saj Park Kombëtar, një vendim për tu përgëzuar i qeverisë shqiptare. Por fakti që nga njëra anë e shpallim park kombëtar e nga ana tjeter i marrim ujin është një veprim i pamenduar mirë i vendimmarrësve. Si ekspert por edhe si qytetar, zgjedhja për të marrë ujin e Lëpushës për ta çuar në Himarë nuk më është dukur një vendim i mënçur që në fillim, sepse së pari është ana sociale që duhej të ishte parë më me kujdes, së dyti është fakti se ai ujë nuk është i mjaftueshëm për të përmbushur kërkesat e bregdetit me ambicien që ka për zhvillimin e turizmit, dhe se kemi të bëjmë me një park kombëtar, ndërkohë që ekzistojnë mundësi të tjera për ta siguruar, siç e thotë edhe raporti i IUCN”.

Informacion shtesë:

Shushica duke përfshirë edhe burimet e saj – është një degë e rëndësishme e Vjosës dhe pjesë e Parkut Kombëtar të Lumit të parë të Egër të Evropës që prej Marsit të vitit 2023. Me ndërtimin e ujësjellësit të Himarës, qeveria synon të devijojë ujin e burimit të Lëpushës (burimi i Shushicës) për ta çuar atë në bregdetin e Himarës në mënyrë që të përmbushë kërkesat e turizmit masiv atje. 17 Km tubacione nga Kuçi në Himarë janë gati të përfunduar, megjithatë diga e devijimit – infrastruktura më e rëndësishme dhe më shkatërruese e projektit të devijimit ë ujit – është akoma për t’u ndërtuar. Projekti po financohet nga Banka Gjermane e Zhvillimit KfW dhe BE (Western Balkans Investment Frameëork), ndërkohë që punimet zhvillohen nga STRABAG-u Austriak. Ky projekt jo vetëm është shkatërrues për lumin, por i pavend, pasi ka burime të tjera alternative jashtë kufijve të parkut kombëtar për të përmbushur nevojat e Himarës.