Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNe Media

Lum Lumi i Lirë në median kombëtare

Kënga protestë e realizuar nga dyshja Eda Zari- Elina Duni së bashku me artistët Vlashent Sata, Linda Rukaj, Shpat Deda, Sokol Çunga, Rhani Krija, Emiljan Dhimo, Kleidi Eski, Mikaela Minga ka bërë jehonë edhe në mediat kombëtare në vend. Artistët në mëyrë vullnetare dhe me iniciativën e tyre prodhuan këngën “Lumi Lumi i Lirë” e cila përmes zërit të tyre brilant mundohet t’i japë zë komuniteteve të prekura nga HEC-et në Valbonë dhe Vjosë duke bërë thirrje për më shumë mbështetje nga qytetarët shqiptarë.

CategoriesNjoftime për shtyp

Artistët shqiptarë bashkohen në një këngë për të mbrojtur lumenjtë e Shqipërisë

Kënga e gjelbër “Lum Lumi i Lirë” përpiqet të kontribuojë pro kauzave në mbrojtje të lumit Valbonë dhe lumit të fundit të egër në Europë, Vjosës. Muzikantë, producentë, muzikologë, historianë e artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë: Elina Duni, Eda Zari, Linda Rukaj, Rhani Krija, Vlashent Sata, Emiljano Dhimo, Shpat Deda, Gert Kapo, Henning Jung, Kleidi Eski, Sokol Çunga, Mikaela Minga, të gjithë së bashku, bashkëpunuan për të realizuar këngën dhe videon “Lum Lumi i Lirë“. Kjo këngë (një nismë e dyshes Duni – Zari) lindi si nevojë për përhapjen e informacionit mbi padrejtësitë sistematike që po u bëhen lumenjve, natyrës, si dhe për të mbështetur zërin protestues të banorëve pranë zonave të këtyre lumenjve.

CategoriesNe Media

Reporter.al: “Nuk mund të ketë Shqipëri të rilindur, pa ndërgjegje qytetare”

Fjala e aktivistit Sokol Çunga në koncertin protestë në Tiranë më 30 tetor 2016, kundër HEC-eve në Valbonë dhe kundër importit të plehrave në Shqipëri.Nuk jam bërë ndonjë herë pjesë e tribunave, sepse nuk më shkojnë tribunat, por u ngjita sot në këtë skenë bashkë me këtë artistë sepse mes këtyre djemve dhe vajzave, shoh artin e pastër qytetar, artin e zhveshur nga çfarëdolloj nuance politike. Këta janë artistët e ndërgjegjshëm të Shqipërisë, të cilët i bëjnë thirrje qytetarëve nën moton ‘Për Tokën, Për Ujin, Për Ajrin dhe Për Jetën’.

CategoriesNe Media

Top Channel: Valbona, pa asnjë HEC. Qeveria tërhiqet, por jo protestuesit

Qeveria duket se e ka rishikuar qëndrimin e saj për hidrocentralet mbi Valbonë. Tashmë vetëm dy prej tyre do të ndërtohen, edhe ato në përputhje me natyrën dhe kulturën lokale. Por për vet banorët, që duan një Valbonë të virgjër nga ndërhyrjet e njeriut, kjo nuk duket të jetë mjaft. Alarmit të tyre po i bashkohen edhe njerëz të artit dhe politikës.