Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesRaporte

Studimi i ri: Biodiversiteti, ndikimet e mundshme dhe kuadri ligjor për zhvillimin e energjisë hidrike mbi lumin Vjosa

Ky studim nga njëra anë nxjerr në pah vlerat e shtratit të lumit Vjosa si një nga pikat e pakta referuese mbi pellgjevt lymore më dinamike në Europë dhe nga ana tjetër vë në dukje shkatërrimin kolosal që digat mund të kenë mbi shtratin e lumit. Vetëm një digë e vetme do ta shkatërronte në mënyrë të konsiderueshme vazhdimësinë ekologjike të një lumi të pacënuar.

CategoriesAktivitete

Mbjellje pemësh në vend të HEC-it

 Sot në fshatin Zhulat të Gjirokastrës, EcoAlbania mbolli 25 pemë bliri si pjesë e nismës “Pylli i shpresës” në luginën e Vjosës: një iniciativë e ndërmarrë për ri-pyllëzimin e luginës së Vjosës. Me kërkesë të komunitetit të zonës dhe si një formë mbështetje të komuniteteve që po kundërshtojnë projektet e HEC-eve në luginën e Vjosës kjo nismë vjen pikërisht në fshatin Zhulat. 

CategoriesNjoftime për shtyp

Aktivistët kërkojnë mbështetjen e politikës Evropiane për shpalljen e Vjosës në Shqipëri si Park Kombëtar

Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, sot, disa OJQ publikuan një seri fotografish me sloganin “Vjosa Park Kombëtar tani” duke shfaqur në plan të parë monumentet e mirënjohura në Paris, Berlin, Bruksel dhe Tiranë. Aktivistët që qëndrojnë pas aksionit vizual po synojnë vëmendjen e politikanëve evropianë dhe shqiptarë, duke i nxitur ata të deklarojnë Vjosën si Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Evropë. Ky vendim historik është i një rëndësie ndërkombëtare pasi do të mbronte 300 km gjatësi lumenjsh dhe përrenjsh, që strehojnë mbi 1,100 specie, shumë prej të cilave janë të kërcënuara.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

E ardhmja e lumit të egër të Evropës vazhdon të mbetet pezull

Vjosa, lumi më i madh i egër i Evropës, ende përballet me rrezikun e tij më të madh, për shkak të pasigurisë politike dhe lakmisë oportuniste. Përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Shqipëri, qytetarët, aktivistët dhe konservatorët po kërkojnë mbështetje politike për krijimin e parkut të parë kombëtar të lumit të egër në Evropë, për ta mbrojtur atë përgjithmonë.

CategoriesAktivitete

Takimi i miqve të Vjosës në Qendrën e Kulturës Tulla

Takimi i radhës i miqve të Vjosës u zhvillua në Qendrën e Kulturës Tulla në Tiranë. Miqtë besnik të Vjosës nuk munguan në këtë takim i cili do t’i shërbejë ekipit të fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” për të ngritur çështjen e Vjosës si një çështje me rëndësi gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e qeverisë qëndrore.