Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

E ardhmja e lumit të egër të Evropës vazhdon të mbetet pezull

Vjosa, lumi më i madh i egër i Evropës, ende përballet me rrezikun e tij më të madh, për shkak të pasigurisë politike dhe lakmisë oportuniste. Përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Shqipëri, qytetarët, aktivistët dhe konservatorët po kërkojnë mbështetje politike për krijimin e parkut të parë kombëtar të lumit të egër në Evropë, për ta mbrojtur atë përgjithmonë.

CategoriesNjoftime për shtyp

Vjosa – Organizatat mjedisore paraqesin propozimin për Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Evropë

Sot, 20 organizata mjedisore shqiptare nën drejtimin e EcoAlbania paraqitën propozimin për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës tek Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi. Kauza e tyre mbështetet nga organizatat ndërkombëtare Riverwatch, EuroNatur, WWF Adria, Westland International Europe, International Rivers dhe The Nature Conservancy.

CategoriesNjoftime për shtyp

Konventa e Bernës: Qeveria maqedonase duhet të ndalojë ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar

Shkup, Radolfzell, Strasburg. Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës në mbledhjen e tij të përvitshme, që u mbajt në datat 5-8 Dhjetor vendosi se planet për 17 hidrocentrale në Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoni duhet të pezullohen menjëherë. Komiteti i Përhershëm theksoi shqetësimin e tij kryesor lidhur me vijimin e ndërtimit të hidrocentraleve të vogla brenda parkut.

 

CategoriesNjoftime për shtyp Stop urbanizimit të PK Divjakë-Karavasta

Organizatat Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Mbrojtje të Parkut Kombëtar “Divjakë-Karavasta”

Divjakë, datë 28 maj 2017.  Organizatat mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare të mos lejojë urbanizimin e Parkut Kombëtar “Divjakë-Karavasta“ dhe të garantojë mbrojtjen që i takon sipas Ligjit të Zonave të Mbrojtura dhe Konventave Ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi ynë.Njoftimi për planet e kompanisë Mabetex për të ndërtuar një qendër të re urbane në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, ka shqetësuar shumë organizata me fokus mbrojtjen e natyrës, të cilat e kanë ngritur zërin kundër këtij plani shkatërrues për ligatinat më të rëndësishme në detin Adriatik.

CategoriesNe Media

Resorti i Mabetex kërcënon Parkun Kombëtar “Divjakë – Karavasta”

Në një konferencë për shtyp në lagunën e Divjakës, disa shoqata mjedisore,  kanë kundërshtuar ndërtimin e resortit nga Mabetex në Divjakë. Sipas organizatave AOS, EcoAlbania, PPNEA dhe EuroNatur, projekti është parashikuar të ndërtohet brenda Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, i cili është shpallur si zonë e mbrojtur që prej vitit 1964. Ky projekt do të rrezikonte biodiversitetin dhe habitatet natyrore më të rëndësishme në brigjet e Adriatikut.

×