Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNjoftime për shtyp

Vjosa në rrezik: Kompania turke Ayen Alb hap proces gjyqësor kundër qeverisë për projektin e hidrocentralit të Kalivacit

Kompania turke Ayen Alb ka paraqitur një padi në Gjykatën Administrative në Tiranë për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për t’mos i dhënë dritën jeshile  për projektin e hidrocentralit të Kalivacit. Ky veprim vjen pas lëshimit të Deklaratës Mjedisore Negative nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit në shtator 2020. Seanca e parë përgatitore ishte planifikar të mbahej sot në orën 14:00, por nuk është zhvilluar për arsye shëndetësore të gjyqëtares së çeshtjes.

CategoriesNjoftime për shtyp

HEC Kalivaç: Kompania zhvillon takimet paraprake me informacion të cunguar

Kompania koncesionare e HEC Kalivaç AYEN – ALBsh.a  dhe kompania konsulente për hartimin e VNM-së, Abkons, kanë zhvilluar 2 takime me OJF-të mjedisore, në Tiranë. Qëllimi i këtyre takimeve ishte prezantimi i projektit të hidrocentralit të Kalivaçit dhe hapat që kompania do të ndërmarrë për të zbatuar këtë projekt. Në këto takime kompania Abkons kërkoi të realizonte dhe konsultime për ndikimet në mjedis të projektit.  

CategoriesNjoftime për shtyp

Konventa e Bernës kërkon pezullimin e HEC-it të Kalivaçit dhe Poçemit

Komisioni i Përhershëm i Konventës së Bernës ka publikuar draftin me 12 rekomandime për qëverinë shqiptare në lidhje me planet për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Vjosë. Ajo rekomandon qeverinë shqiptare të pezullojë projektet për ndërtimin e hidrocentraleve të Kalivaçit dhe Poçemit në Vjosë, pasi zbatimi i tyre do të shkonte në kundërshim me parimet e Konventës e Bernës dhe i kërkon asaj të bëjë një planifikim strategjik e të ndërmarrë vlerësime të mëtejshme.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Rikthehet protesta me kajak për mbrojtjen e Vjosës

Të vendosur mbas një dige simbolike me kajakë, aktivistë të mjedisit, qytetarë dhe kajakistët e lumenjve të Ballkanit kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit në lumin e Vjosës dhe kanë kërkuar shpalljen e Parkut Kombëtar të lumit të fundit të egër në Evropë. Më pas ata kanë marshuar drejt digës, duke e shkatërruar atë.