Vjosa në rrezik: Kompania turke Ayen Alb hap proces gjyqësor kundër qeverisë për projektin e hidrocentralit të Kalivacit
Kompania turke Ayen Alb ka paraqitur një padi në Gjykatën Administrative në Tiranë për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për t’mos i dhënë dritën jeshile për projektin e hidrocentralit të Kalivacit. Ky veprim vjen pas lëshimit të Deklaratës Mjedisore Negative nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit në shtator 2020. Seanca e parë përgatitore ishte planifikar të mbahej sot në orën 14:00, por nuk është zhvilluar për arsye shëndetësore të gjyqëtares së çeshtjes.