Zhvillim i qëndrueshëm, jo ‘të dalë ku të dalë’ – në shënjestër HEC-et
Para disa javësh u diskutua në Tiranë një draft strategji rajonale për hidroenergji të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor. Ndër të tjera, një listë prej 44 projekte HEC-esh më të mëdha se 10 MW nga Shqipëria ishin përzgjedhur nga ekspertë të BE-së dhe renditur me një shkallë përparësie për t’u mbështetur për ndërtim në vitet në vazhdim. Është pozitive dhe me shumë rëndësi vendosja në krye dhe me përparësi për riparimin e HEC-eve ekzistuese.