Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Erozioni detar rrezikon vijën bregdetare në Vlorë, Durrës dhe Lezhë

Referuar raportit “Hartëzimi i problematikës mjedisore përgjatë bregdetit në Shqipëri“ të zhvilluar nga EcoAlbania dhe mbështetur nga Fondacioni Westminster për Demokraci, në Durrës erozioni bregdetar vlerësohet në 17% ndërsa në Lezhë 20%. Perceptimi i aktorëve lokalë mbi rëndësinë e erozionit bregdetar në morinë e problematikave mjedisore vlerësohet të jetë mjaft problematike. Arsyet kryesore që këta aktorë listojnë për këtë perceptim lidhen me shkatërrimin e mbulesës bimore, ndryshimet klimatike dhe marrja pa kriter e materialeve inerte në shtretërit e lumenjve.