Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNjoftime për shtyp

Raporti: Subvencionet e kushtueshme të hidrocentraleve bëjnë kërdi mjedisore në Shqipëri

Subvencionet publike jo proporcionale për hidrocentralet e vogla në Ballkanin Perëndimor kanë rezultuar në dëme të shumta në mjedis, thuhet në studimin e publikuar nga Rrjeti CEE Bankwatch. Edhe pse po ndryshon sistemin e tij të subvencioneve, Shqipëria mbetet vendi që po paguan më shumë në rajon për prodhuesit e vegjël të hidrocentraleve, tregon raporti.

CategoriesNjoftime për shtyp Iniciativa

Mbi 120 000 persona u kërkojnë bankave të zhvillimit të shpëtojnë zemrën blu të Evropës, duke mos investuar për hidrocentrale në Ballkan

Londër, Pragë, Radolfzell, Vjenë, 21 qershor 2018 – Dje, përfaqësuesit e fushatës “Të Shpëtojmë Zemrën Blu të Evropës” u dorëzuan një peticion të nënshkruar nga më shumë se 120,000 persona drejtuesve të nivelit të lartë pranë zyrave qendrore të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në Londër.

CategoriesNjoftime për shtyp

Studimi i fundit i Bankwatch: HEC-et e vegjël të financuar nga Evropa po shkatërrojnë peizazhet në Shqipëri

Nga vizitat në terren në hidrocentralet e Rrapunit dhe Tërnovës, të zhvilluara në fillim të Qershorit 2017 është konstatuar një mungesë pothuajse e plotë e zbatimit të monitorimit nga ana e autoriteteve shqiptare. Të dy këto projekte janë financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Në të dyja rastet dëmtimet në mjedis janë shoqëruar edhe nga pakësimi i ujit të përdorshëm për banorët e zonave ku këto HEC-e janë ndërtuar. Infrastruktura mbështetëse si rrugët e aksesit kanë shkaktuar një dëmtim të mëtejshëm të këtyre mjediseve natyrore.