Ky studim është përgatitur në kuadër të projektit “Forcimi i Legjislacionit Horizontal dhe Promovimi i OSHC-ve”, (HELP-CSO), financuar nga BE-ja, përmes Programit ACHIEVE që menaxhohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit në Shqipëri dhe zbatohet nga Milieukontakt Shqipëri, Eko Albania dhe Lex Ferenda.
Objektivi i përgjithshëm i projektit është mbështetja e organizatave mjedisore për zbatim dhe monitorim më të mirë të legjislacionit horizontal në vend. Objektivi parësor i këtij studimi është të vlerësojë konfliktet ujore të lidhura me zhvillimin e hidroenergjisë në vend. Ky vlerësim bazohet në të dhënat e grumbulluara sipas modelit të vlerësimit të Organizatave të Drejtësisë Mjedisore, Përgjegjësisë dhe Tregtisë (EJOLT).
Gjetjet e paraqitura në këtë studim kanë për qëllim të japin informacion mbështetës për një planifikim të detajuar të aktiviteteve të projektit HELP-CSO, siç është harta ndër aktive e konflikteve, si dhe njëkohësisht të mbështesë organizatat mjedisore vendore, komunitete vendore, qytetarët aktivë, shkencëtarët, fermerët dhe kompanitë energjetike që të përmirësojnë menaxhimin e rasteve konfliktuale lidhur me hidrocentralet në vend.
Ky studim vlerësues nxori në pah 18 raste të sigurta konfliktesh të lidhura me hidrocentralet që janë raportuar në Shqipëri gjatë periudhës 2012-2016.
Për materialin e plotë ju lutemi klikoni