Shfaqja e dokumentarit “Vjosa e Egër” në luginën e Vjosës dhe në Tiranë

EcoAlbania organizoi serinë e eventeve për shfaqjen e dokumentarit “Vjosa e Egër” të realizuar nga gazetari dhe producenti Artan Rama. Dy eventet e para u organizuan më 18 shkurt 2022 në Përmet në bashkëpunim me Cesvi-n dhe në Tepelenë me mbështetjen e Bashkisë Tepelenë. Ndersa në Tiranë shfaqja e dokumentarit u organizua më 23 Shkurt dhe do të ndiqet nga eventi në qytetin e Vlorës i cili do të organizohet më 17 mars 2022.

Gjatë dokumentarit, gazetari investigativ Artan Rama eksploron vlerat kulturore, gjeologjike dhe mjedisore të Vjosës duke kaluar kohë me shkencëtarët ndërkombëtarë që studiojnë biodiversitetin unik të saj dhe njerëzit që ndërveprojnë me lumin çdo ditë.

Publiku në Pallatin e Kulturës në Tepelenë dhe Kinemanë e Qytetit në Përmet shijuan pamjet ajrore dhe intervistat e sinqerta të Gazetarit Artan Rama për lumin e fundit të egër të Evropës, të ndjekura nga seanca pyetje-përgjigje me Besjana Gurin e EcoAlbania-s. Veçanërisht fëmijët e shkollave të mesme në audiencë shprehën mendimet e tyre rreth asaj se si është të rritesh në luginën e Vjosës dhe si mund të duket e ardhmja e lumit nëse bëhet Park Kombëtar nga njëra anë, ose nëse planifikimet për ndërtimin e hidrocentraleve vazhdojnë përpara dhe shkatërrojnë këtë ekosistem unik.

Në Tiranë audienca në Kinema Millennium ishte e larmishme, duke filluar nga qytetarë, aktivistë, praktikantë të sporteve në natyrë, OJF-të dhe gazetarë e deri te përfaqësues të qeverisë. Seancat pyetje-përgjigje me producentin Artan Rama, Olsi Nika dhe Besjana Guri nga EcoAlbania ishin mjaft interaktive.

Ata shpjeguan situatën e tanishme të lumit të Vjosës dhe pse shpallja e saj si Park Kombëtar është statusi i duhur i mbrojtës, i cili do të sigurojë mbrojtjen e lumit Vjosa dhe degëve të saj. Dhe për ata që janë ende skeptik në duhet të shpallet apo jo Park Kombëtar, duke e parë ndërtimin e hidrocentraleve si një mënyrë për të siguruar rritje ekonomike, Olsi Nika nga EcoAlbania u përgjigj se “Shkatërimi i lumit të fundit të egër në Europë me justifikimin e rritjes ekonomike është e njësoj sikur të mendojmë të shkatërrojme Notre-Dame de Paris dhe të ndërtojmë një qëndër tregtare sepse do të sillte më shumë të ardhura”. Notre-Dame de Paris është një trashëgimi kulturore ashtu sikurse Lumi i Vjosës ështe një trashëgimi natyrore, i fundit i këtij lloji në Europë”

“Vjosa e egër” do të vazhdojë turin e saj kombëtar me shfaqjen përfundimtare në Pallatin e Kulturës në Vlorë të enjten më datë 17 mars 2022 në orën 17:00, ku ftohen të marrin pjesë të gjithë qytetarët e interesuar nga Vlora.