Raporte

Deklaratë e Grupimit “Të mbrojmë lumenjtë” për mbrojtjen e lumit të Bënçës

13806_10206904710567186_6331576963122854465_nLumi i Bënçës është një ndër degët e lumit Vjosa dhe ka një gjatësi prej 26 km. Lugina e Bënçës shtrihet midis Trushnicës dhe Buzës së Bredhit. Ajo është një luginë mbresëlënëse e cila merr formë të plotë pas bashkimit të Gurrës së Progonatit me përroin e Nivicës duke formuar lumin e Bënçës, që krijon kanionet me të njëjtin emër, një ekosistem mahnitës me vlera të mëdha biologjike-natyrore, dhe me biodiversitet të spikatur. Megjitatë në luginën e Bënçës janë parashikuar të ndërtohen 5 HEC-e, 2 prej të cilave kanë filluar punimet, duke rrezikuar monumente të natyrës të mbrojtura me ligj si: Kanionet e Nivicës, Ujëvara e Progonatit, Tarracat erozive e Bënçës, Buza e Bredhit Luzat si dhe integritetin e gjithë ujëmbledhësit të Vjosës, i cili konsiderohet si një nga lumenjtë unik në gjithë kontinentin. 

Duke përçuar zërin e komunitetit dhe qindra aktorëve të tjerë të shoqërisë civile të përfshirë në nismën për mbrojtjen e lumit të Bënçës, OJF-të shqiptare, si pjesë e nismës “Të mbrojmë lumenjtë” kundërshtojnë projektet e hidro-energjisë në luginën e Bënçës pasi besojnë se pikërisht kjo luginë përbën potencialisht “zemrën” e një Parku Kombëtar të mundshëm që përfshin gjithë luginën e Vjosës. 

Për deklaratën e plotë ju lutemi klikoni  Shiko & Shkarko