Si pjesë e projektit “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”, EcoAlbania ka vizituar gjashtë shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në luginën e Vjosës për të zhvilluar orë të edukimit mjedisor me nxënësit nga moshat 10-18 vjeç. Besjana Guri dhe Robert Shahini mbajtën prezantime në klasë mbi rëndësinë e ekosistemeve të shëndosha, si dhe realizuan aktivitete dhe eksperimente për të tërhequr vëmendjen mbi tema si: ndotja dhe ruajtja e natyrës. Aktivitet janë zhvilluar në periudhën dhjetor 2019 – shkurt 2020 në Selenicë, Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Këlcyrë dhe Qesarat.
Prezantimet në klasë kishin të bënin me gjashtë tema kryesore: Ajri, Uji, Dheu, Pyjet, Menaxhimi i Mbetjeve dhe Efiçenca e Energjisë. Nxënësit u inkurajuan të ndajnë njohuritë e tyre të mëparshme për këto çështje. Më pas, atyre iu dha më shumë informacion mbi këto lëndë për të zhvilluar vetëdijen mjedisore që në moshë të re. Përveç kësaj, studentët zhvilluan aktivitete të ndryshme në natyrë. Në një aktivitet, ata u ndanë në grupe dhe mbledhën objekte nga natyra, të tilla si gjethe, shkëmbinj ose lule, dhe përgatitën një “picë” me to. Pastaj ata mblodhën të gjithë plehrat që gjetën dhe i shtuan ato si përbërës të picës. Pas këtij aktiviteti, studentët u pyetën se cila picë u pëlqeu më shumë; përgjigjja ishte e qartë – pica pa mbeturina. Në këtë mënyrë, ndikimi negativ i mbeturinave në bukurinë e natyrës u bë i dukshëm për të gjithë. Ata gjithashtu ishin pjesë e eksperimenteve të tjera si: vëzhgimi i cilësisë së ajrit, njohja e vetive të tokës dhe zhavorrit, lojëra me role, etj. Të gjitha eksperimentet u zgjodhën me kujdes nga libri i moduleve FiKiBio që është përgatitur nga EcoAlbania në 2018.
Përmes këtij programi edukimi, nxënësit fituan njohuri për çështjet më të rëndësishme mjedisore në Shqipëri dhe problemet që shkaktohen ndaj tij. Për më tepër, ata mësuan më shumë mbi mënyrat për të shpëtuar mjedisin duke zvogëluar ndikimin e tyre në mjedis dhe se ndryshimi fillon me veprimet e një individi. Me ndihmën e shembujve konkret atyre iu dhanë këshilla se çfarë të bëjnë në jetën e tyre të përditshme dhe u inkurajuan që të informojnë edhe të tjerët për këtë. Rezultati shpresues është një rritje e ndërgjegjësimit mjedisor të brezit të ri në komunitetet e vizituara.
Shkollat e mëposhtme u zgjodhën për këtë projekt:
Shkolla 9 vjeçare “Jonuz Gora” Selenicë, 17 Dhjetor 2019
Shkolla 9 vjeçare “7 Marsi” Tepelenë, 19 Dhjetor 2019
Shkolla 9 vjeçare “Nimete Progonati Bënja” Memaliaj, 16 Janar 2020
Shkolla 9 vjeçare “Meleq Gosnishti” Përmet, 23 Janar 2020
Shkolla 9 vjeçare “Kamber Bënja” Këlcyrë, 24 Janar 2020
Shkolla e bashkuar “Ormen Selami” Qesarat, 25 Shkurt 2020
Nxenësit e shkollës 9-vjeçare në Selenicë duke ndjekur prezantimet në lidhje me çeshtjet mjedisore. (c) Robert Shahini, 17-12-2019 Nxenësit e shkollës 9-vjeçare në Selenicë duke bërë eksperimentin mbi filtrimin e ujit. (c) Besjana Guri, 17-12-2019 Nxenësit e shkollës 9-vjeçare në Selenicë pas përfundimit të programit për edukimin mjedisor. (c) Robert Shahini, 17-12-2019 Nxenësit e shkollës 9-vjeçare në Tepelenë duke ndjekur prezantimet në lidhje me çeshtjet mjedisore. (c) Alexander Toti, 19-12-2019 Nxenësit e shkollës 9-vjeçare në Tepelenë duke zhvilluar “role-play” mbi një tematikë mjedisore. (c) Robert Shahini, 19-12-2019 Nxenësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare në Tepelenë pas përfundimit të programit për edukimin mjedisor. (c) Alexander Toti, 19-12-2019 Nxenësit e shkollës 9-vjeçare në Memaliaj duke ndjekur prezantimet në lidhje me çeshtjet mjedisore. (c) Besjana Guri, 16-01-2020 Nxenësit e shkollës 9-vjeçare në Memaliaj duke bërë eksperimentin mbi filtrimin e ujit. (c) Besjana Guri, 16-01-2020 Nxenësit e shkollës 9-vjeçare në Memaliaj pas përfundimit të programit për edukimin mjedisor. (c) Robert Shahini, 16-01-2020 Nxenësit e shkollës 9-vjeçare në Përmet duke ndjekur prezantimet në lidhje me çeshtjet mjedisore. (c) Robert Shahini, 23-01-2020 Nxenësit e shkollës 9-vjeçare në Përmet gjatë punës në grupe. (c) Besjana Guri, 23-01-2020 Nxenësit e shkollës 9-vjeçare në Përmet duke zhvilluar “role-play” mbi një tematikë mjedisore. (c) Robert Shahini, 23-01-2020 Nxenësit e shkollës 9-vjeçare në Këlcyrë duke ndjekur prezantimet në lidhje me çeshtjetmjedisore. (c) Besjana Guri, 24-01-2020 Nxenësit e shkollës 9-vjeçare në Këlcyrë duke ndjekur prezantimet në lidhje me çeshtjet mjedisore. (c) Robert Shahini, 24-02-2020 Nxenësit e shkollës 9-vjeçare në Këlcyrë duke ndjekur prezantimet në lidhje me çeshtjet mjedisore. (c) Robert Shahini, 24-01-2020 Nxenësit e shkollës së bashkuar në Qesarat duke ndjekur prezantimet në lidhje me çeshtjetmjedisore. (c) Gleb Kaiser, 25-02-2020 Nxenësit e shkollës së bashkuar në Qesarat duke bërë një “picë me plehra” për të treguar dëmin embetjeve në mjedis. (c) Gleb Kaiser, 25-02-2020 Nxenësit e shkollës së bashkuar në Qesarat pas përfundimit të programit për edukimin mjedisor. (c) Gleb Kaiser, 25-02-2020