Shoqëria civile kundër resortit në Divjakë: Stop urbanizimit të parkut

Koalicioni i shoqërisë Civile në Mbrojtje të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta ka reaguar sot në një deklaratë për shtyp kundër projektit të kompanisë Mabetex Group për ndërtimin e një resorti në Parkun e Mbrojtur të Divjakës.

“Koalicioni i shoqërisë Civile në Mbrojtje të Parkut kombëtar Divjakë-Karavasta, shpreh shqetësimi e lartë në lidhje me ndërtimin e një kompleksi urban në zemër të parkut dhe në shkatërrim të vlerave të tij, si zonë Ramsar, pjesë e rrjetit Emerald, zonë e rëndësishme për folenizim dhe ushqim për shpendët, si epiqendër e larmisë biologjike dhe si Zonë e Mbrojtur e Shqipërisë. Urbanizimi i emërtuar si masterplan Resort Divjakë Albania dhe i propozuar në formën e sotme pranë autoritetit shqiptarë nga kompania Mabetex Group nuk është asgjë tjetër veçse një projekt ndërtimi në një zonë të mbrojtur që kërkon të përfitojë privatisht nga një pasuri kombëtare e ruajtur prej shekujsh dhe e sanksionuar në disa akte ligjore që e kanë zanafillën që prej vitit 1964. Projekti i ndërtimit kërkon zënien dhe zhdukjen e 10% të territorit të parkut ndërkohë që infrastruktura shoqëruese e përbërë nga rrugë, ndriçim, rrjet elektrik, dallgëthyese dhe aktivitete të tjera do të ndikojnë në 100% të sipërfaqes së tij “ tha Valbona Mazreku.


Kjo ka qënë kërkesa e koalicionit të shoqërisë civile në mbrojtje të Parkut Divjakë-Karavasta. Në konferencën për shtyp Valbona Mazreku, përfaqësuese e shoqërisë civile shpjegoi edhe arsyet se pse e kundërshtojnë masterplanin Resort Divjakë.

Lajmi u publikua nga mediat më poshtë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *