Shkencëtarët e njohur konfirmojnë: Vlerësimi mjedisor për hidrocentralin e Poçemit në Vjosë është një farsë

blue-heart-logo_transparent-e1468935886416

Njoftim për shtyp nga Riverwatch, EuroNatur dhe EcoAlbania 

++Analiza e shkencëtarëve i është dërguar Kryeministrit, Rama.

1.Vjosa lumi i fundit i egër në Evropë- merr mbështetje nga shkencëtarët ndërkombëtar © Gregor Subic
Vjosa lumi i fundit i egër në Evropë- merr mbështetje nga shkencëtarët ndërkombëtar. (c) G. Subic

Tiranë, 21 dhjetor 2016. Para festave të fundvitit 2016, kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë kanë marrë një letër nga shkencëtarë të njohur nga Austria dhe Gjermania. Ata kanë analizuar Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) për hidrocentralin e Poçemit në lumin Vjosa.  Raporti i VNM-së dëshmon se projekti është harmoni me natyrën. Megjithatë sipas shkencëtarëve kjo VNM është një farsë dhe nuk përmbush as standardet minimale, kështu që nuk është i duhuri për të parashikuar ndikimin mjedisor të këtij hidrocentrali. Me këtë kritikë, shkencëtarët mbështesin dhe argumentimin e shqetësimin e kolegëve të tyre nga Universiteti i Tiranës. Organizata mjedisore Austriake Riverwatch, gjermane EuroNatur dhe ajo shqiptare EcoAlbania e kanë kritikuar më parë cilësinë e VNM-së dhe tashmë po u jepet të drejtë edhe nga analiza e fundit e shkencëtarëve.

Në mënyrë të veçantë shkencëtarët theksojnë se:

  • Nuk janë vlerësuar flora dhe fauna dhe nuk janë mbledhur të dhëna mbi llojet e rrezikuara.
  • 60 % e tekstit të VNM-së është kopjuar nga dokumente të tjerë si dhe në disa pjesë i referohet një zone gjeografike tërësisht të ndryshme.
  • Proceset e hidrologjisë, morfologjisë dhe ekologjike nuk janë vlerësuar dhe
  • ndikimet afat-gjatë të mundshëm nuk janë përmendur aspak.

2.Shkencëtarët nga Shqipëria, Austria dhe Gjermania në Vjosë. Nga e majta në të djathtë: Prof. Sajmir Beqiraj, Prof. Friedrich Schiemer, Dr. Martin Pusch, Prof. Aleko Miho, Dr. Robert Konecny, Prof. Lefter Kashta. © EuroNatur
Shkencëtarët nga Shqipëria, Austria dhe Gjermania në Vjosë. Nga e majta në të djathtë: Prof. Sajmir Beqiraj, Prof. Friedrich Schiemer, Dr. Martin Pusch, Prof. Aleko Miho, Dr. Robert Konecny, Prof. Lefter Kashta. (c) EuroNatur

Në letrën drejtuar Kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Energjisë Damjan Gjiknuri dhe Ministrit të Mjedisit Lefter Koka, ekspertët ndërkombëtarë i kërkojnë përfaqësuesve të qeverisë ta anulojnë  këtë VNM dhe nga ana tjetër të lehtësojnë një vlerësim të duhur sipas standardeve Evropiane.

 “Ky raport VNM-je nuk lejon në asnjë mënyrë që të bëhet një parashikim i besueshëm në lidhje me ndikimet në biodiversitet, kushtet e ujërave nëntokësore, si dhe pasojat për banorët. Nuk është asgjë më shumë, se sa një përzierje raportesh të tjera”, thotë Dr. Martin Pusch nga Instituti i Leibniz i Ekologjisë së Ujit dhe Peshkimit në Gjermani.

Sipas autorëve të VNM-së projekti i hidrocentralit të Poçemit është në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. “Ndikimet pozitive dhe negative të projektit të propozuar janë identifikuar dhe llogaritur. (…) I tërë projekti është në përputhje të plotë me standardet më të mira ndërkombëtare, dhe kjo rrit nivelin e sigurisë në punë gjatë fazës së operimit në shkallë të arsyeshme”, shkruhet në VNM.

Ndërsa shkencëtarët e kundërshtojnë fuqishëm këtë pozicionim: konkluzionet e VNM-së janë nuk janë të bazuara në të dhëna të kuptueshme. Për fat të keq, VNM-ja e paraqitur nuk i plotëson standardet ndërkombëtare dhe në fakt më tepër paraqet një karikaturë të një VNM-je, se sa një bazë për një vendim serioz “, kështu shprehen ekspertët në analizë.

Nuk bëhet fjalë për të mbështetur ose kundërshtuar projektin, por më shumë për faktin se politikat e mira kërkojnë planifikimin e duhur dhe të kuptueshëm si bazë për të marrë vendime. Në një lumë me rëndësi kaq të madhe ndërkombëtare duhet të ndiqen standardet më të larta të mundshme ligjore. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për të mbështetur institucionet shqiptare për të zbatuar një VNM të duhur”, thotë Prof. Friedrich Schiemer nga Universiteti i Vjenës.

Informacion shtesë:

  • Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis: Në përgjithësi, një VNM ka si qëllim të vlerësojë, ndikimet afat-mesme dhe afat-gjata të një projekti mbi natyrën dhe banorët e prekur. Kjo kërkon një studim në zonë, vlerësim të popullatave të bimëve dhe kafshëve, vlerësim të ujërave nëntokësorë, proceset hidro-morfologjike, apo sasinë e inerteve dhe rërës që Vjosa transporton në atë zonë. Si bazë e këtyre vlerësimeve, duhet të bëhen parashikimet e ndikimit të projektit të hidrocentralit të planifikuar dhe mbi të gjitha një vlerësim në lidhje me pajtueshmërinë mjedisore të tij. BE ka vendosur kritere në lidhje me zbatimin e një VNM-je, të cilat edhe legjislacioni shqiptar i ka përcaktuar.
  • Vjosa është lumi i fundit i egër në Evropë. Ajo rrjedh e paprekur përmes grykave të thella, zallishteve dhe ishujve për rreth 270 km nga malet e Pindit në detin Adriatik. Qeveria shqiptare dhe Kryeministri Edi Rama i ka dhënë dritën jeshile kompanisë turke për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, i cili është planifikuar të ndërtohet në pjesën më të pasur ekologjikisht të lumit të Vjosës.
  • Fushata “Save the Blue Heart of Europe” synon të mbrojë lumenjtë me vlera më të mëdha natyrore në gadishullin e Ballkanit. Fushata koordinohet nga OJF-të ndërkombëtare Riverwatch dhe EuroNatur në bashkëpunim me organizatat partnere në vendet e Ballkanit.

Kontakte:

www.ecoalbania.org

http://www.balkanrivers.net/

Ulrich Eichelmann – Riverwatch: [email protected]

Angie Rother – EuroNatur: [email protected]

Besjana Guri – EcoAlbania:  [email protected]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *