Ky raport paraqet një vlerësim të njohurive të aktorëve lokal në 6 qarqet (Kukës, Shkodër, Korçë, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë) mbi paketën e së drejtës së mjedisit. Gjetjet e siguruara dhe të paraqitura në studimin japin një informacion të detajuar nga realizimi i aktiviteteve gjate projektit siç janë: shpërndarja e pyetësorëve mbi të cilën kanë ndihmuar në ndërtimin e bazës së të dhënave dhe analizimin e gjetjeve. Aktorëve lokal ju sigurua mbështetje nëpërmjet zhvillimit të trajnimeve në 6 qarqet e përzgjedhur në mënyrë rastësore. Trajnimet janë zhvilluar duke e trajtuar paketën e së drejtës mjedisore në 3 nivele: kuadri ligjor kombëtar, legjislacioni i BE-së marrëveshjet ndërkombëtare dhe konventat, me qëllim për të dhënë kontribut në përmirësimin e njohurive së tyre rreth së drejtës së mjedisit.
Ky raport është përgatitur në kuadër të projektit “Rritja e Përgjegjshmërisë përmes zbatimit të së Drejtës Mjedisore në Shqipëri”, zbatuar nga Qendra EcoAlbania dhe financuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA).