++ KE i bën hirrje autoriteteve të marrin parasysh shqetësimet e ngritura nga shoqëria civile për përcaktimin e kufijve të rrjetit për zonat e mbrojtura++
Tiranë, 28 korrik 2023. Në Progres Raportin e Komisionit Evropian për Shipërinë për vitin 2022, çështje të rëndësishme mjedisore u theksuan, duke përforcuar përpjekjet e shoqërisë civile dhe bërë thirrje insitucioneve për të marrë masa për zgjidhjen e tyre. Ndër to, në progres raport, përgëzohet krijimi i Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa dhe vlerësohet puna e shoqërisë civile drejt krijimit të parkut. Ndërsa i bëhet thirrje autoriteteve të marrin parasysh shqetësimet e ngritura nga shoqëria civile për përcaktimin e kufijve të rrjetit për zonat e mbrojtura.
Çështja e Vjosës ka zënë çdo herë një pjesë të rendësishme në rekomandimet e Komisionit Europian për sa i përket kapitullit të mjedisit, ku që prej vitit 2015, i ka kërkuar autoriteteve shqiptare të ndalojnë hidrocentralet dhe të krijojnë parkun kombëtar të Vjosës. “Jemi të lumtur që ky rezultat kaq i shumë pritur reflektohet edhe në Progres Raportin e fundit duke treguar interesin e vazhdueshëm ndërkombëtar dhe theksuar faktin që Vjosa vazhdon të mbetet ndër çeshtjet prioritare mjedisore për vendin”, tha Olsi Nika, Drejtor Ekzekutiv i EcoAlbania.
Tashmë puna për funksionimin e parkut ka filluar dhe insitucionet vendim-marrëse në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare po hartojnë planet dhe dokumentet orientuese të funskionimint të parkut, si: Plani i Menaxhimit, Masterplani i turizmit, zonimi etj.
Ndërsa procesi i ri-shikimit të kufinjve të zonave të mbrojtura është një tjetër problematikë që ne si koalicion i organizatave mjedisore po e ndjekim edhe ligjërisht, pasi e konsiderojmë të gabuar dhe të pabazuar në studime të thelluara apo konsultime gjithëpërfshirëse”, shtoi Nika.
Çështje të tjera të nxehta mjedisore si hidroncetrali i Skavicës, Aroporti i Ndërkombëtar i Vlorës, hidrocentralet në zona të mbrojura, si dhe lufta kundër krimit mjedisor theksohen në raport si disa pika të rëndësishme për të ndërmarrë veprime urgjente dhe ndalimin e atyre që rrezikojnë të shkelin normat kombëtare dhe ndërkombëtare të mbrojtjes së biodiversitetit.