Mos ma prek Vjosën! Xhevahiri i egër i Evropës.
Koncert sensibilizues në mbrojtje të Lumit Vjosa
Elina Duni |Eda Zari
Gent Rushi|Rob Luft| Vlashent Sata| Marsela Çibukaj|Linda Rukaj|Charles Lamouroux|Ermal Rodi| Florian Garcin|Emiljan Dhimo| Grupi Polifonik Lunxhëria|Grupi i Bënçës| Blerat & Besfort Këpuska| Dj. ODA
Artistët kthehen serish, fill pas një viti nga koncertet protestë “Mos ma prek Valbonën“, dhe “Jo, importit të mbetjeve në Shqipëri“, në Sheshin e Kryeqytetit, pranë Muzeut Kombëtar më datën 18 tetor, në mbrojtje të Lumit Vjosa.
Jemi të ndërgjegjshëm! Arti nuk është shpëtimtar i botës, gjithashtu jo domosdoshmërisht mund të përmirësojë mëkatet e vendim-marrësve kundrejt shoqërisë, tokës, natyrës, ujit apo çfarëdo situate të pasigurtë jetësore! Arti, fal vetëm zërin paqësor, për të sensibilizuar, ndërgjegjësuar ndaj pasojave të pariparueshme kolektive, për të cilat gjithkush duhet të luftojë, në momentin dhe kohën e duhur.
Respekto kufijtë e natyrës, si të ishin kufijtë e tu!
Konsiderata dhe respekti për natyrën është baza e një jete të denjë, në një shoqëri të denjë.
Mblidhemi tok, dhe përtej 1001 halleve që ka shoqëria e vendi ynë, kur vijmë tek natyra, lumenjtë themi: Si do i përgjigjemi literarisht pyetjes së këngës përmetare „ A kanë ujë ato burime“?
“Vullnetarë për një tokë të gjelbër e lumenj të lire“, për ketë kemi nevojë sot!
18 Tetor 2017 / Ora: 19.00 /
Në Tiranë – “Sheshi Skënderbej” përballë Muzeut Kombëtar
Falenderojmë Briken Rrozhani për posterin!
—
Ky koncert vjen në mbështetje të Fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”, e cila zbatohet nga EcoAlbania, Riverwatch dhe EuroNatur.
Sponsor të eventit: PATAGONIA dhe MAVA