Projekti “Solar në Kutë” synon të krijojë fshatin e parë solar në Shqipëri, (fshati Kutë) duke filluar me instalimin e paneleve në çatitë e 5 ndërtesave publike. Fshati Kutë është një nga fshatrat më të prekur nga hidrocentrali i Poçemit dhe komuniteti i tij njihet për rezistencën e tyre ndaj këtij hidrocentrali. Kështu, ky projekt do t’u jepte atyre mundësinë për të prodhuar energji diellore dhe për të përmbushur nevojat e tyre për energji, pa shkatërruar lumin e tyre.
Fushata është mbështetur nga banorët dhe miqtë e Vjosës. Më poshtë gjeni video mesazhet e tyre:
Fshati Kutë mund të bëhet një shembull suksesi jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë Ballkanin.
Ndiqni video mesazhin nga CEO I Riverwatch, partnerit tonë për projektin Solar në Kutë, se përse energjia Solare është alternativa më e mirë për Shqipërinë!
Hidrocentralet nuk dëmtojne vetëm lumin dhe biodiversitetin. Ato gjithashtu ndikojnë në jetesën e përditshme të komuniteteve që jetojnë jo vetëm pranë lumit, por ME LUMIN. Dëgjoni Barjam Islamin nga Kutapër pasojat e ndërtimit të hidrocentralit në fshatin e tij.
Bashkojuni thirrjes së Irisës nga Kuta dhe dhuroni për Solar në Kutë Ajo ju tregon më tepër mbi impaktin e madh e energjisë diellore në komunitetin e fshatit Kutë.
Shefja e Departamentit të Projekteve në EuroNatur, Annette Spangenberg flet mbi benefitet e energjisë diellore për komunietin e Kutës dhe pasojat e ndërtimit të hidrocentraleve për lumin Vjosa.
Vjosa është një mrekulli! Guri Islami, banor i Kutës tregon se sa e rëndësishme është Vjosa për banorët e Kutës dhe se si komuniteti jeton ME LUMIN.
Gazetari i mirënjohur Ben Andoni, i bashkohet fushatës Solar në Kutë. Mbështesni energjinë Diellore, e cila mund të jetë e ardhmja e energjisë jo vetëm për Kutën por edhe për Shqipërinë.
Oficerja jonë e komunikimit Besjana Guri, ndan pikëpamjet e saj mbi potencialin e pashfrytëzuar të energjisë diellore në Shqipëri. Ndiqni videon dhe NA NDIHMONI të bëjmë Kutën fshatin e parë SOLAR në Shqipëri!
LE TË BËJMË KUTËN FSHATIN E PARË SOLAR NË SHQIPËRI! Ndihmoni komunitetin e fshatit Kutë të shpëtojë tokat dhe lumin e tyre dhe të shndërrohet në fshatin e parë solar në Shqipëri. Bëhuni pjesë e nismës “Solar në Kutë” dhe na ndihmoni të shpëtojmë Vjosën.