Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNjoftime për shtyp

Dita Botërore e Ujit 2022 – Ujërat nëntokësore: Mëlçia e lumenjve tanë

22 mars 2022. Tema e Ditës Botërore të Ujit këtë vit është “të bëjmë të padukshmen të dukshme” duke i kushtuar vëmendje të veçantë rëndësisë së ujërave nëntokësore. Ujërat nëntokësore janë burimi më i rëndësishëm i ujërave të ëmbël, pasi toka ka 100 herë më shumë ujëra nëntokësor sesa ujërat sipërfaqësorë. Në fakt, aty buron shumica e ujit të pijshëm. Pa ujërat nëntokësor, lumenjtë do të thaheshin dhe do të përballeshin me një përkeqësim të cilësisë së ujit dhe të gjendjes së ekosistemit.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Erozioni detar rrezikon vijën bregdetare në Vlorë, Durrës dhe Lezhë

Referuar raportit “Hartëzimi i problematikës mjedisore përgjatë bregdetit në Shqipëri“ të zhvilluar nga EcoAlbania dhe mbështetur nga Fondacioni Westminster për Demokraci, në Durrës erozioni bregdetar vlerësohet në 17% ndërsa në Lezhë 20%. Perceptimi i aktorëve lokalë mbi rëndësinë e erozionit bregdetar në morinë e problematikave mjedisore vlerësohet të jetë mjaft problematike. Arsyet kryesore që këta aktorë listojnë për këtë perceptim lidhen me shkatërrimin e mbulesës bimore, ndryshimet klimatike dhe marrja pa kriter e materialeve inerte në shtretërit e lumenjve.

CategoriesNjoftime për shtyp

Biodiversiteti dhe problematikat e tij në bregdetin shqiptar

Shqipëria është një vend i pasur me habitate e cila renditet në 30 % të florës Evropiane. Koncepti habitat lidhet me biodiversitetin, i cili është tërësia e organizmave të gjallë dhe ekosistemeve ku këto organizma zhvillohen. Këto habitate përfshijnë laguna, liqene, lumenj, ekosisteme detare e bregdetare. Biodiversiteti i Shqipërise është i rëndësishëm pasi është faktor që ndikon në rritjen e turizmit në vend si dhe ruajtjen e rëndësisë së specieve të veçanta. Megjithatë, mbrojtja e biodiversitetit është e vështirë të realizohet për shkak të kompleksitetit të tij dhe veçorive të habitateve.

CategoriesNjoftime për shtyp

Mbetjet urbane si problematikë mjedisore në bregdet

Një nga problematikat më të mprehta të degradimit mjedisor në bregdet shkaktohet nga mbetjet urbane. Kjo problematikë, së bashku me problemin e kanalizimeve janë ende të pazgjidhura dhe alarmante.
Mbetjet grumbullohen pranë lumenjve, përrenjve dhe pranë detit. Depozitimet e tyre shkojnë në landfille por këto janë jashtë standarteve, janë të paplanifikuara dhe ndodhen në vende të papërshtatshme.

CategoriesNjoftime për shtyp

Vjosa, ende jo një Park Kombëtar. Vendimi i qeverisë siguron mbrojtje të pamjaftueshme

Tiranë, 27 janar 2022. Dje, qeveria shqiptare shpalli lumin Vjosa Park Natyror (kategoria IV e zonave të mbrojtura) në vend të shpalljes së saj Park Kombëtar siç kërkohet prej vitesh nga aktivitestët. Parku Natyror nuk është i njejtë me Parkun Kombëtar. Kategoria e Parkut Natyror nuk e mbron lumin Vjosa dhe degët e saj nga shaktërrimi dhe nuk ofron të njejtat mundësi për zhvillimin e eko-turizmit në zonë siç do të bënte Parku Kombëtar (kategoria II e zonave të mbrojtura). 

×