Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNjoftime për shtyp

Shqipëria dështon në përmbushjen e kërkesave të Komunitetit të Energjisë

++Organizatat mjedisore ankimim kundër Shqipërisë në Komunitetin e Energjisë për HEC-et e Kalivaçit dhe Poçemit++ Tiranë, Radofzell, Vienë, 26 shkurt 2019. Një ankesë kundër qeverisë shqiptare u dërgua sot në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë. EcoAlbania, RiverWatch dhe EuroNatur, tre organizata që drejtojnë fushatën për mbrojtjen e lumit Vjosa në Shqipëri, kanë adresuar shqetësimin e tyre se […]

CategoriesAktivitete AKTIV – Angazhimi i Komunitetit – Tregues i Integrimit në Vendim-marrje AKTIV II – Angazhimi i Komunitetit – Tregues i Integrimit në Vendim-marrje Njoftime për shtyp

Zyrtarizohet nisma e shoqërisë civile për ndryshimin e ligjit të koncesioneve për HEC-et

EcoAlbania ka dërguar zyrtarisht kërkesën për ndryshime në Ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” duke përcjellë zërin e disa organizatave mjedisore, ekspertëve, përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe banorëve të prekur nga zhvillimi projekteve hidro-energjetike.

CategoriesNjoftime për shtyp

Konventa e Bernës hap çështjen për hidrocentralet në Vjosë

Komisioni i Përhershëm i Konventës së Bernës ka hapur çështjen për hidrocenteralin e Poçemit dhe Kalivaçit në Vjosë duke i kërkuar qeverisë shqiptare pezullimin e menjëhershëm të hidrocentralit të Poçemit dhe Kalivaçit, pasi zbatimi i tyre do të shkonte në kundërshim me parimet e Konventës së Bernës – derisa të bëhen planifikimet e nevojshme strategjike dhe vlerësimet mjedisore të munguara.

CategoriesNjoftime për shtyp AKTIV – Angazhimi i Komunitetit – Tregues i Integrimit në Vendim-marrje

Shoqëria civile ndërmerr nismën për ndryshimin e ligjit për koncesionet e HEC-eve në Shqipëri

Organizatat mjedisore kombëtare dhe lokale së bashku me ekspertë të ligjit dhe të mjedisit kanë ndërmarrë nismën ligjore qytetare për ndryshime në paketën ligjore të koncesioneve për HEC-et. Ata kanë bërë një analizë thellë  të planeve, strategjive dhe legjislacionit kombëtar të 4 sektorëve: atë të energjisë, turizmit, mjedisit dhe ujit, në frymën e përafrimit të tyre me legjislacionin e BE

CategoriesNjoftime për shtyp

Konventa e Bernës kërkon pezullimin e HEC-it të Kalivaçit dhe Poçemit

Komisioni i Përhershëm i Konventës së Bernës ka publikuar draftin me 12 rekomandime për qëverinë shqiptare në lidhje me planet për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Vjosë. Ajo rekomandon qeverinë shqiptare të pezullojë projektet për ndërtimin e hidrocentraleve të Kalivaçit dhe Poçemit në Vjosë, pasi zbatimi i tyre do të shkonte në kundërshim me parimet e Konventës e Bernës dhe i kërkon asaj të bëjë një planifikim strategjik e të ndërmarrë vlerësime të mëtejshme.

×