Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp Solar në Kutë

Nis fushata “Solar në Kutë”, iniciativa për të kthyer Kutën e Mallakastrës fshatin e parë që prodhon vetë energji nga dielli

Instalim i paneleve diellore për plotësimin e nevojave energjetike për të gjithë Kutën, si një formë për të ndalur ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosë. Ky është qëllimi i fushatës për mbledhjen e fondeve të nisur nga EcoAlbania, EuroNatur dhe RiverWatch, që synon furnizimin e të gjithë fshatit me energji të prodhuar nga dielli.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Organizatat e Shoqërisë Civile i drejtohen Qeverisë: Mos ndërmerrni asnjë vendim pa u siguruar për transparencë dhe pjesëmarrje

Letra e dërguar Kryeministrit Edi Rama, Presidentit të Republikës Ilir Meta, Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi nga WWF Adria dhe 10 OJF përmban rekomandime për përshpejtimin e hapave drejt ekonomisë së gjelbër. Organizatat kërkojnë kufizimin e vendimeve të cilat nuk janë urgjente për shëndetin dhe sigurinë e popullsisë.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Një metodologji e re shkencore për vlerësimin pasuror të krimeve mjedisore propozohet nga ekspertët dhe shoqëria civile

Prezantohet nisma më e fundit EcoAlbania-s për hartimin e metodologjisë për vlerësimin pasuror të krimit mjedisor në zonat e mbrojtura në Shqipëri. Raporti paraqet gjendjen aktuale të vlerësimit pasuror të prerjes së palig­jshme të pyjeve, duke marrë në konsid­eratë një rast studimor në ZM Mali me Gropa Bizë-Martanesh. Me anë të këtij rasti studi­mor synohet të nxitet nisja e dialogut për mbledhjen e të dhënave dhe njohurive të sakta në lidhje me vlerësimin pasuror lidhur me krimin mjedisor në Shqipëri.

CategoriesAktivitete Bashkëpunimi Rinor për Alpet Dinarike Ndërkufitare Njoftime për shtyp

Thirrje për Aplikim: Trajnimi për Dialog ndërkufitar – “Bashkëpunimi i të Rinjve për Alpet Dinarike Ndërkufitare”

Përshkrimi   Ky projekt synon krijimin e urave të bashkëpunimit midis të rinjve të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. EcoAlbania në partneritet me OJQ-të, ERA nga Kosova dhe Green Home nga Mali i Zi, për të arritur këtë qëllim, do të zhvillojnë një sërë aktivitetesh me të rinjtë e moshës 18 deri 24 vjeç. 15 […]

CategoriesNjoftime për shtyp

Konventa e Bernës, apel qeverisë: Asnjë projekt në Vjosë pa hartuar Planin e Menaxhimit

Komisioni i Përhershëm i Konventës së Bernës vendosi të mbajë të hapur çeshtjen kundër qeverisë shqiptare mbi hidrocentralet e Poçemit dhe Kalivaçit, që planifikohen të ndërtohen mbi lumin Vjosë. Njëkohësisht ky komision i kërkoi qeverisë të përgatisë Planin e Menaxhimit të Integruar të Basenit si dhe Vlerësimin Strategjik Mjedisor, duke përfshirë aspektin social para se të ndërmerret çdo zhvillim i ri në lidhje me projektet e këtyre hidrocentraleve.

×