Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNjoftime për shtyp

Vjosa – Organizatat mjedisore paraqesin propozimin për Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Evropë

Sot, 20 organizata mjedisore shqiptare nën drejtimin e EcoAlbania paraqitën propozimin për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës tek Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi. Kauza e tyre mbështetet nga organizatat ndërkombëtare Riverwatch, EuroNatur, WWF Adria, Westland International Europe, International Rivers dhe The Nature Conservancy.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Vjosa: Loja politike me të ardhmen e lumit të fundit të egër të Evropës

Sot, EcoAlbania, Riverwatch dhe EuroNatur informuan publikun në lidhje me zhvillimet e fundit për lumin e Vjosës. Më 25 shtator, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi në Twitter se: “Qeveria jonë ka shpallur Vjosën e sipërme, Park Kombëtar. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projektet e HEC-eve në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun!”

CategoriesNjoftime për shtyp

Manifest për hidrocentralet në Evropë

Pas Ditës Botërore të Migrimit të Peshqve, 150 OJF janë bashkuar për t’i bërë thirrje institucioneve të BE që t’i japin fund financimit publik për projektet e reja të hidrocentraleve në Evropë. Ndërtimi i hidrocentraleve të reja bie në kundërshtim me qëllimet për biodiversitetin e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, duke pasur parasysh kontributin e vogël që hidrocentralet e reja do të sillnin në tranzicionin e energjisë, krahasuar me dëmin mjedisor që ato shkaktojnë

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp Solar në Kutë

Nis fushata “Solar në Kutë”, iniciativa për të kthyer Kutën e Mallakastrës fshatin e parë që prodhon vetë energji nga dielli

Instalim i paneleve diellore për plotësimin e nevojave energjetike për të gjithë Kutën, si një formë për të ndalur ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosë. Ky është qëllimi i fushatës për mbledhjen e fondeve të nisur nga EcoAlbania, EuroNatur dhe RiverWatch, që synon furnizimin e të gjithë fshatit me energji të prodhuar nga dielli.

×