Konventa e Bernës kërkon pezullimin e HEC-it të Kalivaçit dhe Poçemit
Komisioni i Përhershëm i Konventës së Bernës ka publikuar draftin me 12 rekomandime për qëverinë shqiptare në lidhje me planet për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Vjosë. Ajo rekomandon qeverinë shqiptare të pezullojë projektet për ndërtimin e hidrocentraleve të Kalivaçit dhe Poçemit në Vjosë, pasi zbatimi i tyre do të shkonte në kundërshim me parimet e Konventës e Bernës dhe i kërkon asaj të bëjë një planifikim strategjik e të ndërmarrë vlerësime të mëtejshme.