Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete Iniciativa

Edukim mjedisor me të rinjtë në Lëpushë

Lëpushë, Shkodër, Gusht 2017. Për herë të tretë këtë vit, EcoAlbania ishte pjesë e shkollës verore të mbajtur në Alpet e Shqipërisë, organizuar nga Balkans Peace Park Project. Gjatë pesë ditëve të shkollës verore në datat 14 deri më 18 gusht, EcoAlbania ishte në Lëpushë duke zhvilluar orë mësimore me fokus edukimin mjedisor me të rinjtë e zonës.

CategoriesAktivitete

Banorët kundër ndërtimit të HEC-eve në Bënçë

Grupimi “Të mbrojmë lumenjtë” zhvilloi një takim me banorët e fshatit Bënçë për të diskutuar mbi çështjen e hidrocentraleve që janë duke u ndërtuar në këtë zonë. Shqetësimi i banorëve ishte i dukshëm pasi ndërtimi i këtij HEC-i do ta linte fshatin pa ujë. Bënça është një fashat i vogël që merret me blegtori dhe bujqësi dhe i vetmi burim ujor që ka është lumi.

CategoriesAktivitete

Javë shkencore në Vjosë

Një iniciativë e padëgjuar më parë në Evropë do të ndërmerret nga më shumë se 30 shkencëtarë nga Shqipëria, Austria dhe Gjermania, të cilët do të bëjnë një javë kërkime shkencore në Vjosë duke u përqendruar në zonën ku planifikohet të ndërtohet HEC-i i Poçemit.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp Stop urbanizimit të PK Divjakë-Karavasta

STOP Urbanizimit të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta

Tiranë, datë 14 prill 2017. Koalicioni i Shoqërisë Civile në Mbrojtje të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta shpreh shqetësimin e lartë në lidhje me propozimin për ndërtimin e një qendre urbane në zemër të Parkut Kombëtar dhe në shkatërrim të vlerave të tij.Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është një nga Zonat e Mbrojtura më të njohura, me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare dhe njëkohësisht territori natyror më i ruajtur në Shqipëri. Si i tillë Parku mbrohet jo vetëm nga legjislacioni shqiptar por edhe nga disa konventa ndërkombëtare si: Konventa Ramsar, e Bernës, ESPOO, etj. Githashtu Divjakë-Karavastaja është zonë përbërëse e Rrjetit Emerald, Zonës e Rëndësishme për Shpendët, epiqendër e Larmisë Biologjike dhe e Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë.

×