++Më shumë se gjashtëdhjetë shkencëtarë vullnetarë nga nëntë vende eksploruan jetën e fshehur të lumit Sarantaporos, “vëllai i madh” i lumit të fundit me rrjedhë të lirë në Evropë, lumit ndërkufitar Aoos/Vjosa++
Njoftim i përbashkët për shtyp nga MedINA, EcoAlbania, EuroNatur and Riverwatch
9 Korrik 2024, Athinë/Tiranë/Radolfzell/Vjenë – Nga 28 Qershor deri më 5 Korrik 2024, një ekip multidisiplinar shkencëtarësh nga Greqia, Shqipëria, Austria, Gjermania, Italia, Sllovenia, Rumania, Zvicra dhe SHBA, punuan së bashku për të kryer kërkime të thelluara në terren në lumin Sarantaporos, një degë e lumit Aoos. Të bashkuar nën një mision të përbashkët: mbrojtja e gjithë basenit ujëmbledhës të lumit Aoos/Vjosa nën një status të përbashkët mbrojtjeje duke krijuar një Park Kombëtar të Lumit të Egër Ndërkufitar, që do të ishte unik në Evropë.
Më shumë se gjashtëdhjetë shkencëtarë, të shoqëruar nga gazetarë, fotografë, aktivistë dhe artistë, u pritën në fshatin Vourbiani, në rajonin e Mastorochoria, Komuna e Konicës, në zemër të Pindit të Veriut. Studiuesit eksploruan më shumë se 50 km rrjedhë lumore dhe përrenj, duke zbuluar mozaikun e pasur të jetës. Duke punuar në grupe, shkencëtarët studiuan peshqit, shpendët, bimët, fluturat, karkalecat, makroinvertebrat bentike, gjitarët, lakuriqët, karakteristikat fiziko-kimike dhe hidromorfologjike të lumit, ndërsa dy shkencëtarë socialë vëzhguan dhe vlerësuan motivet e pjesëmarrësve. Në muajt e ardhshëm, ekspertët do të vlerësojnë gjetjet e tyre të vlefshme dhe do të përgatisin një raport përfundimtar deri në fund të vitit, i cili do t’u dorëzohet Ministrive, autoriteteve rajonale, si dhe komuniteteve lokale.
“Në përgjithësi, njerëzit harrojnë se lumenjtë nuk janë vetëm një rrjedhë uji, por ata formojnë rrjete ujore dhe shumë rrallë kemi rrjete të tëra lumenjsh të ruajtura sot. Me sistemin Aoos/Vjosa, duke përfshirë dhe degët, kemi një mundësi unike në Evropë për të ruajtur një rrjet të tërë lumor që kullon rreth 7000 km katrorë të basenit ujëmbledhës.” tha Gabriel Singer, Ekolog i Ekosistemeve Lumore, Universiteti i Innsbruck-ut.
Të dhënat e reja shkencore do të forcojnë statusin e fundit të dhënë në pjesën më të madhe të zonës ujëmbledhëse të Sarantaporosit si një Formacion Natyror i Mbrojtur dhe Peizazh i Mbrojtur nga Ministria e Mjedisit dhe Energjisë. Vendimi Ministror, i cili u publikua disa ditë para fillimit të Javës Shkencore, përcaktoi kushtet e zhvillimit dhe kufizimet e aktiviteteve brenda zonës së mbrojtur, duke ndaluar, ndër të tjera, ndërtimin e digave dhe hidrocentraleve (HEC), duke përfshirë HEC-et e vegjël. Fatkeqësisht, ky zhvillim pozitiv nuk e çliron Aoosin dhe degët e tij nga kërcënimi i HEC-eve, pasi disa projekte janë planifikuar jashtë zonës së mbrojtur të sapoemërtuar, ndërsa të tjerat janë tashmë në një fazë të avancuar të liçencimit.
“Edhe pse rregullimet e fundit ligjore përjashtojnë ndërtimin e rreth 15 HEC-eve të vegjë në ujëmbledhësin Sarantaporosit, rreth 20 projekte ende mund të ndërtohen në degët e tij. Përfshirja e gjithë zonës ujëmbledhëse të Aoosit nën një status të fortë mbrojtjeje uniforme do të mbrojë gjithë rrjedhën e tij nga ndërtimi i hidrocentraleve. Ky hap është urgjentisht i nevojshëm për të arritur mbrojtjen e të gjithë pellgut ujëmbledhëse Aoos/Vjosa duke krijuar Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Ndërkufitar të shumëpritur.” tha Dimitris Papageorgiou, koordinator lokal dhe menaxher projekti, pranë OJF greke MedINA.
Hapi i ardhshëm përfshin rritjen e statusit të mbrojtjes së zonës në një Park Kombëtar duke zgjeruar kufijtë e Parkut Kombëtar të Pindit të Veriut drejt kufirit greko-shqiptar. Kjo do të lidhë këtë zonë të mbrojtur me Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa, për të krijuar Parkun e parë Ndërkufitar të Lumit të Egër në Evropë, Aoos/Vjosa.
Informacion shtesë:
Java Shkencore e Sarantaporos u organizua nga Mediterranean Institute for Nature and Anthropos (MedINA) në bashkëpunim me EuroNatur, Riveratch dhe EcoAlbania, si pjesë e fushatës Save the Blue Heart of Europe, me mbështetjen e Bashkisë së Konicës dhe Hellenic Centre for Marine Research (HCMR).
Ky aktivitet u finanuca nga Prespa Ohrid Nature Trust (PONT) në kuadër të projektit “Ri-Connect – Aoos river as a transboundary ecological corridor “, Patagonia, dhe Austrian Development Agency nëpërmjet projektit “ESPID4Vjosa”, Manfred-Hermsen-Stiftung, EU LIFE dhe Wetlands International Europe.
- Nisma për mbrojtjen e lumit Aoos/Vjosa është pjesë e fushatës “Save the Blue Heart of Europe”, zbatuar nga RiverWatch and EuroNatur. Fushata synon të mbrojë lumenjtë me vlera të larta natyrore në Ballkan, të cilat janë të kërcënuara nga më shumë se 3,300 prpjekte hidrocentralesh. Partneri lokal në Shqipëri është EcoAlbania, ndërsa në Greqi MedINA. Në përpjektjet tona për të mbrojtur lumin Aoos/Vjosa si një Park Kombëtar, ne jemi në partneritet me kompaninë e terrenit Patagonia.
- Fushata “Save the Blue Heart of Europe” mbështetet ndër të tjera nga he Manfred-Hermsen-Stiftung.