Në intervistën e rradhës për mikrofonin e Radio Tirana, Olsi Nika flet për problematikën e ndotjes së ajrit.
Ndotja e ajrit – një nga elementët më të rëndësishëm të jetës, sot në Shqipëri përbën një problematikë shumë shqetësuese për shëndetin e njeriut. Ndotja urbane përbën një nga format e ndotjes së ajrit e cila është rritur ndjeshëm si pasojë e shtimit të automejteve që qarkullojnë sot në qytetet e mëdha.
Një nga qytetet me ndotje urbane të lartë është dhe kryeqyteti – Tirana, ku sipas raporteve të monitorimit të Institutit të Shëndetit Publik ndotja sa vjen e rritet.
Nismat e ndryshme që janë ndërmarrë deri tani, si: Dita pa makina, inkurajimi i përdorimit të biçikletave, duhen përgëzuar por ka akoma shumë për t’u bërë nga institucionet përkatëse në mënyrë që të ulet niveli i ndotjes së ajrit.
Për më shumë dëgjoni më poshtë intervistën e biologut Olsi Nika.