Pas hidrocentralit në Valbonë, një debat pritet të hapë dhe ai i planifikuar për në lumin e Vjosës, siç quhet ndryshe hidrocentrali i Poçemit. Banorë të disa fshatrave të Mallakastrës, u mblodhën për të kërkuar t’i kërkuar qeverisë një dëgjesë publike.
Takim u organizua nga EcoAlbania, ku siç thuhet në një njoftim për shtyp, “pas mungesës së konsultimeve me publikun mbi ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit dhe neglizhencës nga ana e autoriteteve për të marrë në konsideratë kërkesat e tyre, banorët e fshatrave më të prekur nga ndërtimi i digës së Poçemit i kërkojnë qeverisë të mbajë dëgjesat publike në zonë. Sipas informacioneve që EcoAlbania ka mundur të sigurojë në rrugë zyrtare rezulton se dëgjesa publike për hidrocentralin e Poçemit është mbajtur më 28 shkurt 2015 në qytetin e Fierit” por kjo, siç tha Olsi Nika, Drejtor Ekzekutiv i EcoAlbania, “përbën shkelje të ligjit për konsultimin publik, ku sipas tij dëgjesat publike për projektete HEC-eve duhet të mbahen me komunitetin e prekur direkt nga ndërtimi i digës dhe sa më pranë zonës sëprekur. Sot jemi në Kutë dhe asnjë banor i zonës nuk është informuar për këtë dëgjesë”.
Më tej thuhet se “hidrocentrali me digë 50 m të lartë, duke krijuar një rezervuar prej 24 km2 do të përmbytë fshatrat Kutë, Çorrush, Anëbreg, Shkozë, Sevaster, si dhe shumë fshatra të tjerë dhe do të shkaktojë probleme të shumta sociale dhe mjedisore duke përmbytur mijëra hektarë tokë bujqësore, kullota dhe ullishte. Kompania apo institucionet përgjegjëse nuk i kanë informuar paraprakisht ata për projektin dhe si rrjedhojë nuk janë bërë pjesë e procesit të vendim-marrjes. Prandaj EcoAlbania është duke ndërmarrë një fushatë takimesh informuese dhe ndërgjegjësuese me komunitetin e prekur nga ndërtimi i HEC-it të Poçemit. I pranishëm në këto takime Kryetari i Bashkisë Mallakastër, Z. Agron Kapllanaj shprehu dhe njëherë mbështetjen tij kundrejt komunitetit. ‘Unë jam këtu për të mbrojtur interesat tuaja dhe për t’ju thënë që nuk jeni vetëm. Ne do të bëjmë gjithë përpjekjet tona institucionale që zëri juaj të dëgjohet tek vendimmarrësit’”, tha ai.
Sipas EcoAlbania-a, “Vjosa është një çështje me rëndësi ndërkomëtare dhe një lumë unik për gjithë Evropën. Prandaj ndërmarrja e këtyre hapave kërkon përfshirjen e gjithë palëve të interesuara dhe në përputhje me standardet më të mira Evropiane të demokracisë. “Komuniteti lokal ka të drejtë të bëhet pjesë e vendi-marrjes në vendimet e rëndësishme që lidhen direkt me çështje thelbësore dhe jetike për ta. Në këtë mënyrë në inkurajojmë nismat me bazë komunitare për të rritur presionin ndaj vendimmarrësve për llogaridhënie”.
I njëti problem u shfaq edhe në rastin e hidrocentralit të Skavicës, që në fakt daton si projekt që në mesin e viteve `80, sapo kishte përfunduar Komani. Në dy rastet, pas veprave qëndrojnë kompani turke. Por ditë më parë, ajo që do të ndërtonte Skavicën, u tërhoq pas i sqaruar arsyet. Opozita i pati të vazhdueshme akuzat ndaj qeverisë për afera me turqit e “Suzer”, ndërkohë që në terren banorët dhe autoritet lokale shfaqnin kundërshtimin për ndërtimin e hidrocentralit.
Artikullin e gjeni të publikuar nga Tesheshi.com dhe Reporter.al