THIRRJE PËR EKSPERT/E – Ekspert/e për Shërbimet e Ekosistemit

EcoAlbania – Qendra për Mbrojtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri hap thirrjen për angazhimin e një Eksperti/e për Shërbimet e Ekosistemit (Ecosystem Services Expert), në kuadër të projektit “PAMANCA – Protected Areas Matter: Advocating for Nature Conservation in Albania”, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga EcoAlbania në partneritet me ResPublica dhe Forumin e Mendimit të Lirë (FML). 

Eksperti/ja do të mbështesë përgatitjen e State of Conservation Reports for 2026 dhe 2027, përmes një vlerësimi të strukturuar dhe të bazuar në të dhëna të shërbimeve të ekosistemit në pesë zona të mbrojtura: Parku Kombëtar i Butrintit, Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, Parku Kombëtar Lurë–Mali i Dejës, Peizazhi i Mbrojtur Lumi Buna–Velipojë dhe Peizazhi i Mbrojtur Pishë Poro–Nartë. 

Angazhimi do të përfshijë identifikimin dhe vlerësimin e shërbimeve kryesore të ekosistemit, analizimin e rëndësisë së tyre ekologjike, sociale dhe ekonomike, si dhe vlerësimin e tendencave dhe faktorëve që ndikojnë në ofrimin e këtyre shërbimeve. Rezultatet do të kontribuojnë drejtpërdrejt në raportet mbi gjendjen e ruajtjes dhe në produktet e komunikimit, advokimit dhe politikave të projektit. 

Kriteret kryesore

Kandidatët duhet të kenë diplomë Master në shkenca mjedisore, ekologji, menaxhim të burimeve natyrore, ekonomi mjedisore, politika mjedisore ose fusha të ngjashme, si dhe të paktën 7 vite eksperiencë profesionale relevante. Eksperienca në vlerësimin e shërbimeve të ekosistemit, menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe analizën/hartografimin GIS konsiderohet veçanërisht e rëndësishme. 

Si të aplikoni

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  • Formularin e plotësuar dhe Bidder’s Declaration, të përfshira në faqen e fundit të Termave të Referencës;
  • CV-në;
  • Numrin e regjistrimit/tatimeve, nëse aplikohet.

Aplikimet mund të dorëzohen fizikisht në:

EcoAlbania
Rr. “Nikolla Jorga”, P. 8, Ap. 14
1001, Tiranë, Shqipëri

ose në mënyrë elektronike në adresën [email protected].

📅 Afati i aplikimit: 10 shtator 2026, ora 17:00.

Për informacion të plotë mbi detyrat, kriteret, produktet e pritshme dhe procedurën e aplikimit, konsultoni Termat e Referencës më poshtë

TERMAT E REFERENCËS – SHKARKO DOKUMENTIN

Financuar nga Bashkimi Evropian.