Punime me materiale në natyrë me nxënësit e shkollës “Besëlidhja e Malësisë” në Bajram Curr

Bajram Curri, Tropojë, October 30th, 2024. Këtë herë, ekipi i edukimit mjedisor u gjend pranë nxënësve të klasës së gjashtë të shkollës “Besëlidhja e Malësisë” në Bajram Curr të Tropojës. Entuziastët e natyrës u përfshinë aktivisht në diskutimin mbi mbrojtjen e mjedisit, si ata, brezi i ri, mjaft të rëndësishëm, mund të ndihmonin dhe ndikonin pozitivisht në përmirësimin e cilësisë së tij.

Ata mësuan se edhe veprimet më të vogla dhe të konsideruara si më të parëndësishmet, bëjnë një diferencë shumë të madhe dhe nëse të gjithë i aplikojnë ato, atëherë edhe ndikimi do të ishte shumë i madh. Gjithashtu, përmendëm se mbrojtja dhe ruajtja e mjedisit duhet të bëhet në grup si një përgjegjësi e përbashkët dhe ata janë pjesë e saj.

Koncepti i punës në grup u përforëcua me aktivitetin në natyrë. Ky vend me natyrë mahnitëse i dha mundësinë fëmijëve të zhvillojnë pjesën praktike në terren.

 Ata, të ndarë në grupe, mblodhën gjethe me ngjyra të ndryshme, kërcej, lule dhe me to, krijuan peisazhe dhe figura të ndryshme duke vënë në punë imagjinatën e tyre. Gjatë aktivitetit, u vendos vazhdimisht theksi te konceptet për mbrojtjen e mjedisit.

Kjo orë edukative ishte e suksesshme duke parë që fëmijët u kënaqën duke mësuar mbi natyrën dhe të mirat e saj dhe fuqinë e tyre mbi të.