Tiranë, Vjenë, Radolfzell 28 prill 2021 – Zgjedhjet mund të kenë përfunduar, por lufta për Vjosën jo.
Gjatë muajve të fundit, mbështetja për Vjosën është rritur jashtëzakonisht shumë në Shqipëri, në vende e tjera evropiane dhe në të gjithë botën. Si rezultat i fushatës, në mars qeveria e Edi Ramës ra dakord për një mbrojtje të nivelit të ulët duke e quajtur Vjosën “park natyror” – që është një hap i parë i mirë.
Sidoqoftë, nuk është e mjaftueshme pasi lë sërish të hapur mundësinë e ndërtimit të digave, shpimin për naftë përgjatë brigjeve të lumit, madje edhe ndërtim aeroporti dhe resorte turistike në ligatinat afër grykës së lumit dhe për më tepër zona e mbrojtur do të linte jashtë degët që i bashkohen lumit. Shembulli i fundit është ai i kompanisë së e naftës Shell, e cila ka filluar projektin për të kërkuar për naftë dhe gaz Në luginën e Vjosës. Padyshim, një kategorizim si “park natyror” nuk mund ta mbrojë Vjosën nga këto aktivitete shkatërruese të mjedisit.
Për ta mbrojtur plotësisht lumin dhe për të përdorur potencialin e tij për eko-turizëm, qeveria duhet ta mbrojë atë sipas standardeve më të larta ndërkombëtare duke e shpallur si “Parkun e Parë Kombëtar të Lumit të egër të Evropës”.
Olsi Nika nga EcoAlbania thotë:“Teksa kategorizimi ‘park natyror’ dhe ‘park kombëtar’ tingëllojnë shumë ngjashëm, ata janë shumë të ndryshëm në aspektin e nivelit të mbrojtjes që ata ofrojnë. Vetëm një park kombëtar mund ta mbrojë plotësisht dhe ligjërisht këtë ekosistem të bukur nga zhvillimi në të ardhmen.”
Ne i bëjmë thirrje qeverisë së re të Shqipërisë të ndërmarrë hapin tjetër për të përmirësuar masat aktuale të mbrojtjes përgjatë Vjosës duke:
- Rritjen e kategorinë e mbrojtjes nga “park natyror” në “park kombëtar” dhe
- zgjeruar shtrirjen e zonës së mbrojtur me përfshirjen gjithashtu të degëve të Zagorisë, Kardhiqit, Bënçës dhe Shushicës.
Qytetarët shqiptarë, shkencëtarët vendas dhe ndërkombëtarë si dhe organizatat mjedisore janë të gatshëm për ta ndihmuar Shqipërinë për ta mbrojtur këtë thesar kombëtar si dhe të mbështesin qeverinë e re për ta bërë këtë realitet.
Ulrich Eichelmann nga RiverWatch thotë: “Qeveria e re duhet t’i japë përparësi mbrojtjes së mjedisit të çmuar të Shqipërisë, duke filluar nga Vjosa. Pa mbrojtjen e duhur, zona do të “kafshohet” nga zgjerimi i pakontrolluar i resorteve turistike në zonën e deltës, digat në mes të lumit dhe shpimet e naftës në pjesën e sipërme të tij. Kjo është arsyeja se pse ne do ta vazhdojmë këtë luftë derisa Vjosa të caktohet si një park kombëtar.”