++ Përurohet Qendra e Kërkimore e Vjosës në Tepelenë ++ Shkencëtarët hedhin poshtë VNM-në për hidrocentralin e Kalivaçit ++ Presidenti Republikës shprehet në favor të Parkut Kombëtar të Vjosës ++ IUCN premton mbështetje ++
Tiranë/Tepelenë, Shqipëri. 25 shtator, 2020. Sot, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, së bashku Kryetarin e Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peci dhe përfaqësuesit e Universiteteve të Tiranës dhe Vjenës, përuruan Qendrën e Kërkimore të Vjosës në brigjet e lumit pranë qytetit të Tepelenës. Kjo qendër do t’u shërbejë shkencëtarëve dhe studentëve nga Shqipëria dhe jashtë saj për të studiuar lumin e fundit të egër në Evropë dhe degët e tij. Një titull nderi iu dha Profesorit nga Viena Fritz Schiemer. Për shkak të meritave të tij për kërkimin dhe mbrojtjen e këtij lumi, qendra kërkimore është emëruar “Qendra Kërkimore e Vjosës Fritz Schiemer” me sugjerimin e kolegëve të tij shqiptarë.
Prof. Schiemer nga Universitetit të Vjenës, i cili nuk dinte ishte në dijeni dhe e mësoi gjatë ceremonisë së inaugurimit: “Unë jam shumë i prekur. Ky titull, por specifikisht qendra e re është një nxitje për mua dhe kolegët e mi për të mbrojtur këtë lum unik dhe për të parandaluar projektet e digave të planifikuara”.
Presidenti i Republikës shprehet në favor të Parkut Kombëtar dhe kundër projekteve të hidrocentraleve
Përurimi i Qendrës Kërkimore të Vjosës në Tepelenë, u pasua me një udhëtim me varkë në lumin Vjosa. Presidenti Ilir Meta shfrytëzoi rastin për të promovuar idenë e një Parku Kombëtar për Vjosën, në vend që të shkatërrohet lumi nga hidrocentralet: “Unë jam pro një Parku Kombëtar. Energjia elektrike mund të gjenerohet ndryshe, kryesisht nga dielli dhe era, kështuqë nuk ka nevojë për të shkatërruar Vjosën. Sidoqoftë, duhet të kemi më shumë dialog midis aktorëve të ndryshëm, përfshirë institucionet qeveritare, për të diskutuar të ardhmen e këtij lumi të jashtëzakonshëm.“
VNM-ja e Kalivaçit është një farsë
Një ditë më parë, në 24 Shtator, një tryezë diskutimi mbi të ardhmen e Vjosës u mbajt në Tiranë me ftesë të Presidentit. Për shkak të situatës COVID19, vetëm 30 njerëz mund të merrnin pjesë; pranë shkencëtarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë, të pranishëm ishin edhe ambasadorët e disa vendeve. Në emër të mbi 50 shkencëtarëve, Prof. Fritz Schiemer dhe Prof. Aleko Miho prezantuan vlerësimin e tyre të VNM-së (Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis) për hidrocentralin e planifikuar të Kalivaçit – një projekt i madh me një mur dige afërsisht 50 metra lartësi, që do të shkatërronte Vjosën menjëherë.
Përfundimi i ekspertëve është i qartë: “Raporti është i njëanshëm dhe qartësisht nuk i plotëson kërkesat minimale shkencore dhe ligjore për një ekzaminim të tillë. I gjithë raporti i VNMS-së ka mangësi të thelluara, ndikimet dhe masat janë vlerësuar dobët ose nuk janë marrë parasysh aspak. Dhe më e keqja nga të gjitha, të dhënat që kemi vlerësuar gjatë viteve të fundit, janë keq përdorur dhe janë nxjerrë konkluzione të pasakta prej tyre …”
Në mënyrë të pabesueshme, autorët e VNM-së, të kontraktuar nga konsorciumi i digave Turko-Shqiptare, vështirë se kishin mbledhur ndonjë të dhënë të tyre në terren, por për kundrazi përdornin ekskluzivisht të dhënat që shkencëtarët shqiptarë dhe ndërkombëtarë kishin mbledhur gjatë viteve të fundit; megjithatë, gjetjet e tyre u ndryshuan dhe janë plotësisht kontradiktore me përfundimet e nxjerra prejtyre.
“Ky raport mjedisor është i papranueshëm. Ministri ynë i Mjedisitduhettërefuzojëkëtë VNMS dhenukduhettëlëshojëlejenmjedisore. Vjosa ka një rëndësi ndërkombë tare dhe kjo VNM është një farsë” tha Prof. Aleko Miho nga Universiteti i Tiranës.
IUCN gjithashtu mbështet Parkun Kombëtar Vjosa
IUCN (Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës) – autoriteti global për mbrojtjen e natyrës, njeh rëndësinë ndërkombëtare të lumit Vjosa. Andrej Sovinc, që përfaqëson Komisionin Botëror të IUCN për Zonat e Mbrojtura, i rikujtoi pjesëmarrësve në tryezën e rrumbullakët në Tiranë se shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës do të siguronte të ardhura për komunitetet lokale që jetojnë përgjatë tij, përveçse mbrojtjes së lumit. “Lumi Vjosa nuk do të njihet kurrë për potencialin e tij hidro-energjitik, por tashmë njihet si një ngalumenjtë e fundit të egër nëEvropë”, përfundoi ai prezantimin e tij.
“E ardhmja e Vjosës do të vendoset me digën e Kalivaçit. Nëse arrijmë të parandalojmë këtë projekt hidro-energjitik, shanset për të krijuar Parkun e pare Kombëtar të Lumit të Egër të Evropës janë shumë të mëdha. Është e mrekullueshme që mbështetësit e idesë së parkut kombëtar janë duke u rritur në numër” thotë Ulrich Eichelmann nga Riverwatch, I cili u bashkua me shkencëtarët gjatë ngjarjeve në Shqipëri.
Informacion i përgjithshëm
- Këto evente për mbrojtjen e Vjosës u mbajtën në kuader të Ditës Botërore të Lumenjve, në 27 Shtator.
- Shkarkoni Kritiken e Shkencëtarëve mbi Vlerësimin e Ndikimit ne Mjedis dhe Social (VNMS) për HEC Kalivaç
- Lumi Vjosa në Shqipëri është një nga lumenjtë e fundit natyrorë të paprekur në Evropë jashtë Rusisë. Ndërsa qeveria shqiptare dëshiron të ndërtojë diga në mbi të – duke filluar me digën e Kalivaçit – vizioni alternativ është krijimi i Parkut Kombëtar të pare të nje Lumi të Egër në Evropë.
- Fushata “Save the Blue Heart of Europe” synontëmbrojëlumenjtëmëtëvlefshëmnëBallkannga tsunami e digaveprejrreth 3,000 projektevetëplanifikuara. Fushatakoordinohetnga OJQ-të Riverwatch dhe EuroNatur dhe kryhet së bashku me organizatat partnere në vendet e Ballkanit. Partneri local në Shqipëri është EcoAlbania. Gjeni më shumë informacion në https://balkanrivers.net/ dhe www.ecoalbania.org
- Kjo është një deklaratë e përbashkët për shtyp nga Riverwatch, EuroNatur dhe EcoAlbania